TIRANE - A1Report ka mundur të zbulojë faqet e regjsitrit te sallës komando te Gardës së Republikës ku është ndryshuar informacioni për urdhërat e 21 janarit leshuar
nga ish ministri i Brendshëm Lulezim Basha për perdorimin nepermjet një helikopteri të lendëvë kimike mbi protestuesitNë materialin e siguruar nga A1Report duket qartësisht ndryshimi dhe falsifikimi që i është bërë regjistrit të Gardës në datën 21 janar 2012.
Në dokument duket se ka korrigjime në 2 nga urdhrat e dhëna nga ish-ministri Basha për gardën. Dokumenti i modifikuar në datën 21 janar ka të ndryshuara urdhrin në orën 16:28 urdhri fillestar ishte:
"Të ngrihet helikopteri të hedhë lëndë homogjene" dhe më pas është ndryshuar
në lende lakrimogjene.Në dy fletë të regjstrit të Gardës së Republikës, mjafton një vështrim me sy të lirë për të kuptuar se ka dyshime të forta se shënimet janë korrigjuar.
Duke iu bazuar edhe kallëzimit, sipas SHÇB-së, rezulton i pasqyruar me shënim nga operatori i Gardës urdhëri i dhënë nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ora 16:28, “Komunikoni me gjeneralin dhe të ngrihet helikopteri dhe të hedhë lëndë lakrimogjene mbi demonstruesit në Piramidë”.
Në bazë të dyshimeve të SHÇB-së, para korrigjimit fjala “lakrimogjenë” ka qenë “homogjenë”. Në dokument duket se fjala është e korrigjuar.
Një tjetër faqe e këtij libri është dorëzuar si provë materiale nga SHÇB në organin e akuzës. Shënimi shkruan se, “
Urdhërdhënësi, gjenerali, ora 14:54 urdhëri: “Asnjë lloj zjarri pa zbatuar ligjin kundër demonstruesve”.
Edhe në këtë dokument duket se ka korrigjim në këtë frazë, pasi ka fjalë të mbivendosura në shënim. SHÇB dyshon sipas ekspertëve të tij, se para korrigjimit kjo frazë ka qenë,
“asnjë lloj zjarri pa dhënë urdhër” dhe më pas i është shtuar,
“kundër demonstruesve pa zbatuar ligjin”. Në dokumenta duket qartë se në dy fletët që ministri i Brendshëm i referoi dje edhe në Parlament ka ndërhyrje. Duke iu bazuar kallëzimit të bërë nga SHÇB-ja, vetëm në këto dy fletë të mbajtura më 21 janar ka ndërhyrje në këtë regjistër dhe në asnjë fletë tjetër.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
31.8%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 635
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj zyrtarisht të divorcuar! Zbardhet vendimi i gjykatës: Aktori duhet t’i paguajë çdo muaj 1mijë euro këngëtares për fëmijët
22 Janar, 15:53
-
Forumi ekonomik, Kurti lajmëron nga Davosi marrëveshjen me Norvegjinë
22 Janar, 15:46
-
Edison Ypi: Paradoks
22 Janar, 15:42
-
Rubio: Paqja në botë është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara
22 Janar, 15:41
-
‘Nuk çojmë dot të sëmurët në spital’, banorët e Varibopës ngrihen në protestë: Rrugën e dëmtoi Ujësjellësi! Bashkia e Fierit: Do ta asfaltojmë
22 Janar, 15:38
-
Itali/ Makinë me qira dhe Google Maps për të trafikuar kokainën, në pranga shqiptari 24-vjeçar
22 Janar, 15:33
-
Shtyhet prezantimi i Myrto Uzunit te FC Austin në SHBA
22 Janar, 15:32
-
Komisioni i Ekonomisë miraton rishikimin e buxhetit 2024! Në shkurt ndahet bonusi i dytë për pensionistët, 2 mld lekë kredi për Albcontrol
22 Janar, 15:30
-
'Ka vetëm dy gjini', DASH mbyll faqen ku përzgjidhej gjinia 'X' në pasaportë
22 Janar, 15:30
-
Aplikimet në KQZ, 55 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 18 mijë emigrantë të refuzuar
22 Janar, 15:24
-
Itali/ Shiste drogë të kamufluar pas paketimeve me figura sportistësh të njohur, arrestohet 22-vjeçari shqiptar!
22 Janar, 15:19
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57