Për të identifikuar personin dhe mënyrën se si u vendos çimka i improvizuar në zyrën e sekretares së Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Prokuroria kërkon të marrë në pyetje stafin e kësaj ministrie dhe personat përgjegjës për sigurinë në këtë ministri.
Kjo konfirmohet për Report TV nga burime pranë akuzë, ndërsa prokurori Ardian Braho që prej 18 Majit drejton këto hetime ka firmosur flet-thirrjet e para si dhe ka urdhëruar ekspertizën mbi përgjuesin e paligjshëm.
Nga kjo eksperitzë do të hidhet dritë nëse ka apo jo biseda të ruajtura në këtë pajisje, ka apo jo pamje filmike, kapaciteti i saj, prodhimi si dhe nëse është një pajisje që gjindet në tregun shqiptar apo është sjellë nga jashtë.
Të njëjtat burime saktësuan se është kërkuar të verifikohen kamerat e sigurisë për të parë hyrje-daljet në këto ambjente, përfshi të gjithë periudhën nga 18 Maji e më parë.
Dhe pse jo të hedhura në një raport zyrtar final, për hetuesit dyshimet janë se përgjuesi i vendosur për të survejuar bisedat e Tahirit mund të jetë vendosur nga një punonjës i brendshëm i ministris pasi çdo kush tjetër do duhet të kaloj një filtër për tu futur deri në ato ambjente.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com