''Djepi i engjëjve'', Nonaj: Vetëm në
muajin janar janë braktisur 4 foshnje

''Djepi i engjëjve'', Nonaj: Vetëm në<br />muajin janar janë braktisur 4 foshnje
Vetëm në muajin e parë të vitit janë braktisur 4 bebe të porsalindura në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Ata janë vendosur në “Djepin e engjëjve” dhe marrin përkujdesjen nga stafi mjekësor. Gjatë vizitës tonë ne gjetëm 7 fëmijë, mes tyre kishte edhe bebe që prindërit i vizitonin herë pas here, por arsyet ekonomike i kanë detyruar të lënë fëmijët në institucionet arsimore.

Ndërsa vitin e kaluar, tek “Djepi i engjëjve” janë lënë 21 fëmijë. Blenard Nonaj, drejtori i spitalit “Mbretëresha Geraldinë” për Report Tv ka sqaruar dhe shifrat e këtij fenomeni.

‘’Për vitin 2016 janë lënë në institucionin tonë 21fëmijë, ndërsa për vitin 2017 janë lënë deri tani 4 foshnje të braktisur. Këta janë fëmijë nuk kanë lindur të gjitha në maternitetin tonë’’,-u shpreh Nonaj.

Ndërsa mosha e nënave që kanë marrë vendimin për të lënë bebet e tyre në përkujdesjen e stafit mjekësor, jo gjithmonë është minorene.

‘’Disa nëna i lënë për arsye ekonomie, ndërsa disa të tjera për shkak të një shtatzënie të fshehur. Ka pasur edhe raste fatkeqësira. Na ka ndodhur që kanë lindur edhe vajza 17 vjeç, por ka edhe nga mosha 25 vjeç’’, -u shpreh Nonaj. 

Në “Djepin e engjejvë” vijnë bebet e porsalindura nga e gjithë vendi, më pas, pasi bebet, pasi bëhen 2 muajsh, kalojnë në Shtëpinë e Foshnjës, po në kryeqytet. Viti 2016 pati 21 raste braktisje të bebave nga nënat e tyre.
nonaj

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi