TIRANË-Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ju bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të aplikojnë për të shërbyer në Komisionet e Vettingut.
Në statusin e ambasadës, thirrja shkon për të gjithë shqiptarët patriotë dhe të kualifikuar.
Ambasada ka shëprndarë gjithashtu edhe linkun e faqes zyrtare të avokatit të popullit ku të interesuarit mund të aplikojnë.
''U bëjmë thirrje shqiptarëve patriotë, të kualifikuar që të aplikojnë për të shërbyer në Komisionet e Vetingut'',-ky është statusi i ambasadës amerikane.

Thirrja e ambasadës ka ardhur pas përfshirjes në konfliktin me Prokurorinë e Përgjithshme për Reformën në Drejtësinë. Aplikimet duhet të dorëzohen deri më datën 9 shkurt.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com