''Drejtësia'' Meta: Sesion të
jashtëzakonshëm për 7 ligjet 

''Drejtësia'' Meta: Sesion të<br />jashtëzakonshëm për 7 ligjet 
Sesion i jashtëzakonshëm për miratimin e shatë projektligjeve prioritare, të cilat do të mundësojnë zbatimin e projektit kushtetues, i miratuar në 22 korrik. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, do të mbledhë ditën e martë Konferencën e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare, për diskutimin e një kalendari për sesion të jashtëzakonshëm për shqyrtimin e disa prej 7 projektligjeve prioritare. Në një njoftim për mediat, Kuvendi bënë me dije se Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet ditën e martë pasdite. 

“Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, bazuar në nenin 12, pika 2 e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë ka thirrur Konferencën e Kryetarëve, ditën e martë ora 18:00. Mbledhja ka për rend dite diskutimin rreth një kalendari për sesion të jashtëzakonshëm për shqyrtimin e disa prej 7 projektligjeve prioritare, pjesë e paketës së reformës në drejtësi”, thuhet në njoftim. Vetëm disa ditë më parë, Meta kërkoi që projektligjet të miratohet brenda datës 30 shtator. “Ftoj përfaqësuesit e opozitës që të përqendrohen edhe tek këto dy ligje për të dhënë mendimet e tyre në mënyrë që përsëri të kemi një mbledhje të komisionit për të dëgjuar mendimet e tyre, por edhe të ekspertëve ndërkombëtar lidhur me këto dy ligje. Shumë shpejt sikurse e thashë shpresojmë të fiksojmë datën për të miratuar ligjin për Vetingun, por njëkohësisht edhe një datë tjetër për dy ligjet e tjera brenda 30 gushtit dhe më pas do të vazhdojmë edhe me ligjet e tjera në kuadër të 7 ligjeve të para dhe të paketës prej 40 ligjesh”, ka theksuar Meta.

Ndërkaq, lëvizja për të nisur procedurat për miratimin e ligjeve prioritare, vjen në një kohë kur opozita ka kundërshtuar parashikime të rëndësishme të dy drafteve kryesore, draftit për SPAK dhe Vetingun. Edhe pse Partia Demokratike ka marrë një përgjigje të prerë nga EURALIUS dhe OPDAT, për të mos negociuar disa parime kryesore, mosmarrëveshjet mund të përshkallëzohen. 

Sesioni i jashtëzakonshëm

Sipas Rregullores së Parlamentit, kuvendi thirret në sesion të jashtëzakonshëm me kërkesë të motivuar me shkrim të Presidentit të Republikës, të Kryeministrit ose të paktën një të pestës së të gjithë deputetëve. Kryetari thërret mbledhjen e Kuvendit jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e kërkesës, mbi bazën e një rendi dite të mbledhjeve të komisioneve dhe të seancës plenare të përcaktuar prej tij.

Ndërkaq, në Konferencën e Kryetarëve shqyrtohet programi i punës dhe kalendari i punimeve të Kuvendit mbi bazën e propozimit të Kryetarit te Kuvendit. Si rregull, programi i punës dhe kalendari i punimeve miratohen me mirëkuptim nga Konferenca e Kryetarëve dhe kur kjo nuk realizohet, Kryetari ia paraqet ato Kuvendit në seancë plenare. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital