Përfaqësues të shoqërisë civile në vend si dhe qindra qytetarë kanë protestuar sot përpara Parlamentit duke i kërkuar deputetëve të Kuvendit që të miratojnë pa hezitim Reformën në Drejtësi.
Protesta ka qenë paqësore dhe me thirrje ndaj ligjvënësve për të menduar për brezat e ardhshëm dhe jo për interesin vetjak të tyre.
Një qytetare është shprehur për Report Tv se, populli duhet të ngrihet në këmbë dhe të kërkojë patjetër miratimin e Reformës për një drejtësi që të gjithë e duan.
Në këtë protestë policia e shtetit ka qëndruar gjatë gjithë kohës, për të ruajtur rendin e qetësinë, por që ndërhyrja e tyre nuk ka qenë e nevojshme.

Ndërkohë, ndryshe nga sa pritej, seanca plenare nuk ka nisur në orën 10:00 ndonëse në parlament kanë mbërritur ambasadorët, Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Në parlament kanë mbërritur edhe disa deputetë të Partisë Socialiste.

Vijon....

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO