''Euro 2016'' zbulohen arsyet e
dëbimit të shefes së komunikimit 

''Euro 2016'' zbulohen arsyet e<br />dëbimit të shefes së komunikimit 
E përditshmja italiane ‘’IL SECOLO XIX’’ ka publikuar një shkrim që flet për një drejtore komunikimi i cila është dëbuar nga zyra ngaqë komunikonte shumë me mediat. Sipas gazetës italiane lajmi është bërë i ditur mëngjesin e djeshëm nga ekipi i monitorimit në Shqipëri.

Multilinguistja Karin Vitasek është dëbuar nga puna vetëm pak ditë para Europianit 2016. ‘’Motivi i ndërprerjes së marrëdhënis së punës? Ajo kritikohet dhe përjashtohet sepse ka folur shumë me përfaqësuesit e gazetave dhe televizioneve’’, shkruan IL SECOLO XIX.

Specialistja e komunikimit me median flet rrjedhshëm anglisht, gjermanisht, italisht dhe frëngjisht, por tani nuk është më. Ka mbetur vetëm një administrator që flet, por vetëm shqip. 

Pas artikullit të gazetës italiane ‘’Il secolo XIX’’ mbi specialisten e komunikimit që u përjashtua nga Federata Shqiptare e Futbollit, kanë dalë detaje të reja mbi arsyet e largimit të saj.

Austriakja Karin Vitasek ishte punësuar tre javë më parë, ndërkohë që De Biasi ka pasur pakënaqësi nga fakti se ajo fliste në celuar më tepër se duhet. Sipas tij ajo informonte mediet e huaja më shumë seç duhet.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin