''Hillary Clinton e urrente Obamën
pasi e mposhti në zgjedhjet e 2008'' 

''Hillary Clinton e urrente Obamën<br />pasi e mposhti në zgjedhjet e 2008'' 
‘’Hillary Clinton e urrente Obamën, pas zgjedhjeve të vitit 2008 ku ai e mundi atë’’, kjo është deklarata e një megadonatori të demokratëve në SHBA.

Megadonatori ja përcolli këtë mesazh ish-sekretarit të Shtetit Colin Powell. Sipas tij Clinton i referohej Obamës në mënyrë përçmuese si ‘’ai burri’’.

Kështu thuhet në disa e-maile të publikuara nga media amerikane. Në këto emaile financieri Jeffrey Leeds, gjatë komunikimit me Powell, thotë se Clinton tmerrohet nga ideja se mund të humbasë sërish në garën për t’u bërë presidente e SHBA.

 “Unë mendoj se Hillary nuk mund ta besojë që nuk do ia dalë. Ky është çmimi që ajo dëshiron me çdo kusht. Ajo ka çdo gjë tjetër”.
 
Në këto e-maile mësohet se Powell ishte tërbuar me ekipin e Clinton për çështjen e e-maileve.

Ai druhej se ekipi i Clinton po e bënte atë kurban për këtë çështje.

Pikërisht për këtë arsye, ai u kishte ulëritur atyre gjatë një feste.

Powell po ashtu duket se ka dyshime për shëndetin e Clinton.

“Ajo nuk duket mirë. Ajo po punon deri në vdekje”.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri