''Nënë Tereza'' e Thoma Thomait
në Brazil me rastin e shenjtërimit
 

''Nënë Tereza'' e Thoma Thomait<br />në Brazil me rastin e shenjtërimit<br /> 
Një shtatore e Nënë Terezës do të vendoset në Brazil me rastin e shenjtërimit të saj që do të bëhet në Vatikan më 4 shtator.
 
Shteti brazilian ka kërkuar me ngulm që realizimi i kësaj shtatoreje të bëhet në Shqipëri. Për  shkak të kohës së kufizuar është vendosur që të punohet një kopje e veprës së skulptorit të njohur Thoma Thomai, e cila aktualisht gjendet në aeroportin e Rinasit.
 
Drejtori i qendrës së Realizimit të veprave të Artit, Agim Rada, pohon se u zgjodh vepra e skulptorit të njohur Thomai Thomai, sepse nuk mund të behet një vepër e re arti në një kohë të shkurtër.

Unë u njoftova nga Kadri Morina, më tha që duhet një shtatore për Nënë Terëzën. Afati ishte shumë shumë i shkurtër, siç ju e shikoni kemi afër dy muaj që punojnë me afat të zgjatur që të arrihet për shenjtërimin e saj” tha ai.

Shtatorja e Nënë Terezës sapo është derdhur në bronz dhe po i jepet dora e fundit nga specialistët

Kjo nuk është çudi, pasi çdo punë është bërë me nxitim. Duhet shumë kohë, pasi duhet të merret kopja që është në aeroportin “Nënë Tereza”” tha specialisti. 

 Kur punohet një vepër arti nuk ka si të mungojë emocioni.

Me nxitim është për arsye se në muajin shtator është shenjtërimi dhe kjo do të bëhet dhuratë nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Kulturës dhe në shtator duhet të jetë atje’ tha specialisti tjetër.

Të punosh me një figurë të tillë si shenjtorja Nënë Tereza është kënaqësi dhe është një punë që e bën me një dëshirë të madhe” tha eksperti tjetër.

Shtatorja e nënë Terezës do të ngrihet në aeroportin e Brazilit e vendosur përballë statujës së Krishtit

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë