''New York Times'' publikon fyerjet e
Trump, kandidati live në Facebook 

''New York Times'' publikon fyerjet e<br />Trump, kandidati live në Facebook 
Një listë e plotë, me personat, vendet dhe fjalët që kandidati republikan Donald Trump ka përdorur për të fyer në Twitter.

Është kjo çfarë ka publikuar prestigjizoja New York Times ndërsa na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet presidenciale .

Dy faqe me një hartë me të gjithë personat që kanë rënë viktime e fyerjve të manjatit i cili nuk ka kursyer askënd, rivalen Clinton, gazetarë, gra, meksikanë , personat publikë etj. 

Madje New York Times ka vendosur edhe linkun origjinal në Twitter ku Trump ka sulmuar.

Ndërsa kandidati nga ana e tij ka publikuar një program në rrjetin social Facebook ku do të jetë live deri në ditën e zgjedhjeve.

“Kjo është një lëvizje historike, së bashku ne do të  bëjmë një qeveri me popullin për popullin. Na ndihmoni të mbyllin javët e fundit të fushatës dhe të fitojmë” shkroi Trump në FB ku është vendosur edhe një link për të mbledhur fonde.
 
E sa i përket kandidates Clinton ajo vijon të ketë mbështetjen e presidentit Obama.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin