Pavarësisht se disa media gjatë ditës së djeshme anoncuan në publik një listë gjyqtarësh që u ishte revokuar viza nga ambasada e SHBA, disa prej tyre kanë reaguar, duke pohuar krejt të kundërtën.

Ata kanë mohuar faktin që janë pjesë e listës së 23 gjyqtarëve dhe prokurorëve për revokimin e vizës, duke shtuar se s’janë njoftuar nga aksush. Madje disa prej tyre kanë pohuar se nuk kanë pasur asnjëherë vizë amerikane dhe për pasojë, ambasada s’kishte çfarë ti hiqte pasi, ai nuk ka pasur asnjëherë vizë.

Ky është anëtari i gjykatës Kushtetuese gjyqtari Gani Dizdari, i cili në një pronocim ka pohuar se:”…sot u informova nga disa media se emri im figuron i listuar tek emrat e gjygjtarëve që këto ditë u është hequr viza nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Bëj me dije se që nga viti 2008 e në vazhdim nuk kam aplikuar për vizë në këtë ambasadë dhe për rrjedhojë nuk kam poseduar vizë Amerikane.

Në këto kushte,ambasada Amerikane nuk kishte çfarë të më refuzonte,aq më pak të më hiqte apo të më anullonte një vizë të pa qënë. Çuditem se kujt i intereson të sajojë informacione të rreme, kam besim se ambasada Amerikane nuk ka dhënë dhe nuk mund të jepte informacione të tilla…”.Nga anë tjetër edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ka reaguar pas publikimit të emrit të tij në këtë listë. Dedja ka shtuar se ai nuk është pjesë e kësaj liste dhe se në asnjë rast nuk është thirur në ambasadë, për tu njoftuar lidhur me refuzimin ose jo të vizës.Dedja ka evidentuar se nga ana e ambasadës amerikanë është paisur pak vite më parë me një vizë 5 vjeçare, vizë të cilën e disponon ende. Më tej lajmin e mos refuzimit të vizës,e ka përgenjeshtruar dhe gjyqtarja Vitore Tushai, e cila e ka hedhur poshtë këtë lajm.

Gjithashtu, gjyqtarja Tusha bën me dije se që nga viti 2010 nuk ka aplikuar asnjëherë për vizë amerikane dhe nuk ka qenë poseduese e vizës amerikane. Po ashtu, që prej këtij viti nuk ka pasur asnjë komunikim apo kontakt me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara për çështje vizash, qoftë personale apo familjare. Në të njëjtën kohë, ka reaguar dhe gjyqtari i gjykatës së Lartë Artan Broci, i cili ka pohuar se ai nuk është pjesë e listës prej 23 prokurorësh dhe gjyqtarësh.

Tusha
Gjyqtarja Vitore Tusha bën me dije se që nga viti 2010 nuk ka aplikuar asnjëherë për vizë amerikane dhe nuk ka qenë poseduese e vizës amerikane.

Asnjë vizë
Disa prej tyre kanë pohuar se nuk kanë pasur asnjëherë vizë amerikane dhe për pasojë, ambasada s’kishte çfarë ti hiqte pasi, ai nuk ka pasur asnjëherë vizë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com