Në fokus të emisionit '5 Pyetjet nga Babaramo' mbrëmjen e sotme kanë qenë banorët e Zharrëzit, të cilët vazhdojnë grevën para Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë deri në miratimin e VKM në mbledhjen e qeverisë ditën e mërkurë.
Banorët shprehen se nuk do të heqin dorë nga protesta deri në zbatimin e vendimeve, pasi janë të ngopur me premtime, ndërsa janë të lodhur dhe të sëmurë nga ndotja e ajrit në Zharrëz nga injektimet e kompanisë naftënxjerrëse.
"Shpresa është e madhe dhe vdes e fundit. Problemi jonë nga 2004 është ndotja e ajrit, shtëpitë janë shkatërruar.
Nafta po nxirret me mënyra të forta me injektime. Problemi filloi në 2008. Shtëpitë janë të pabanueshme. Presim miratimin e VKM që të largohemi nga këtu.
Sëmundjet më të shpeshta janë frymëmarrja dhe kanceri, të gjithë vuajnë nga azma.
Kur shkojmë në spital për problemet na thonë që është virozë e stinës" shprehen banorët.
Banorët thonë se janë hasur në vështirësi edhe kur shkonin për vizita në spital, pasi nuk u jepnin përgjigjet për analizat.
Pas udhëtimit në këmbë drejt Tiranës, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen në protestën e tyre ishte fakti që larguan Lulzim Bashën dhe sindikatat nga greva e tyre.
Protestuesit shprehen se ditën që Lulzim Basha iu bashkua atyre në çadër i kërkuan që të largohet dhe të mos i përdorë politikisht.
"Kisha një thirrje për të gjithë, mos abuzoni me ne. I thash edhe Bashës mos na përdorni për qëllime politike. Janë bërë edhe thirrje në parlament dhe është për të ardhur keq.
I thash Peleshit dhe Gjiknurit tërhiqni fjalët që keni thënë në parlament 'Që jemi përdorur politikisht'" shprehen ata. Banorët thonë se janë bërë si 'Sirianët e Europës', por fajësojnë edhe Albpetrol për rolin indiferent që ka luajtur në këtë kohë.
"Kemi kërkuar të monitorohet ajri, janë mbi 900 tërmete në muaj. Albperol dhe kompania janë palë bashkë. Albpetrol është një kukull në duart e kompanisë, por duhet të ishte garant. Në takimin e fundit erdhi Endri Puka me zv. Ministrin dhe na tha fjalët e radhës. Sot kemi ardhur vetëm për një VKM dhe do të largohemi.
Nga kthesa e Patosit deri kur erdhëm këtu gjetëm mbështetje nga e gjithë Shqipëria, ne jemi sot 'Sirianët e Europës'".
Njëri nga banorët thekson gjatë përplasjes me policinë kur nuk u lejuan të ngrinin çadrat u godit dhe përfundoi në spital. "Kemi kërkuar nga Peleshi që të ngrihet një çadër këtu. Kam marrë një goditje nga forcat e policisë ditën që tentuam të ngrinim çadrën, ia thash edhe ministrit Tahiri.
Deri të mërkurën do të jemi këtu sa të miratohet vendimi dhe të zgjidhet. Tekstin e VKM na e kanë treguar, por unë do ta shoh vendimin e miratuar.
Ndërkombëtarët nuk po shoh që të reagojnë, duke nisur nga Ambasada Amerikane. Është abuzuar me fshehjen e së vërtetës, falenderoj drejtorinë e krimit ekonomik që futi në hetim cështjen.
Ishalla këtë radhë mos ndërpriten, shpresoj që të mos ketë ndonjë Lu tjetër, ndonjë Trump" shprehet një tjetër banor.
VIDEO-Emisioni 5 Pyetjet nga Babaramo
/Shqiptarja.com