Një aksident që ka përfshirë tre automjete ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnje. Tre makinat janë përplasur në afërsi të rrethrrotullimit të Grabjanit në kahun e lëvizjes drejt Lushnjes.
Një drejtues mjeti ka përfunduar në spitalin e Lushnjes me lëndime të shumta, por është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një automjet tjetër ka qenë shkak i aksidentit.
Automjeti, i cili ishte përmbysur, ka shkaktuar frenim të një Benz-i për të mos u përplasur me të, por makinat e tjera nuk janë shmangur dot.
Policia e qarkullimit rrugor po disiplinon trafikun e rënduar ndërsa ekspertët po kryejnë dokumentimin e ngjarjes. Në vendngjarje edhe zjarrfikësit e Lushnjes për të pastruar autostradën nga mbetjet e mjeteve që u përfshinë në aksident.







Komente
Komento