Këngëtarja Fjolla Morina ka qenë një tjetër personazh i njohur, e cila i është bashkuar fushatës sensibilizuese të hedhjes së kovës me akull.

Para veprimit tashmë të njohur ajo ka dhënë edhe nominimet e saj, të cilët kanë qenë Zajmina Vasjari, Ardian Bujupi, Morena Taraku dhe këngëtarja Tuna për të cilën kishte dhe një porosi ‘Laje zogun’.

Vetëm pak ditë më parë Fjolla ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Queen”.
 
 


Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)