Kalendari lindi si pjesë një fushate sensibilizuese e promovuese të aktivitetit të ARsA(Animal Rescue Albania).

ARsA, ka rreth 2 vjet e gjysëm që është krijuar, e që nga themelimi deri më sot, janë plot 1500 kafshë rruge, të sakatuara apo sëmura, të braktisura apo destinuara për jetën e rrugës, që kanë gjetur një familje adoptive.

Fotot e kalendarit janë pikërisht me kafshët e rrugës te shpëtuara nga ARsA. Ato janë realizuar nga 7 fotografë ndër më të mirët në tregun shqiptar, të cilët këtë punë e kanë bërë vullnetarisht.

Janë: Armand Sallabanda, Bevis Fusha, Geljant Kaleci, Endrit Mertiri, Rezart Gurashi, Soela Zani, Ergys Zhabjaku që kanë punuar vullnetarisht për realizimin e tij. Kalendari do të dhurohet për të gjithë dashamirësit e kafshëve.

ARsA projekton të bëjë P.R pak më të kujdesshëm për të thërritur më shumë vëmendjen e institucioneve përgjegjese për menaxhimin e trajtimin e problemit të kafshëve të rrugës, por dhe për të rritur sensibilitetin e njerëzve ndaj këtyre kafshëve në kalendar, tashmë të adoptuar në familjet e tyre, nuk ngjallin frikën e neverinë që shpesh konstatojmë të ngjallin në rrugë.


kalendar me kafshe
Foto të tjera