'Ankohen' fëmijët, matematika 
lënda më e vështirë në shkollë

'Ankohen' fëmijët, matematika <br />lënda më e vështirë në shkollë
Matematika mbetet një nga lëndët më të vështira për nxënësit pasi ata e kuptojnë fare pak ose aspak. Vëtë nxënësit e klasave të pesta e konfirmojnë këtë fakt, që për ta është problematike e kështu u duhet të kërkojnë ndihmën e prindërve.

“Varet nga mësimi po ishte i i vështirë kemi shumë po ishte i lehtë kemi pak,” është shprehur një nxënëse e shkollës 9-vjeçare "7 Marsi" për Report TV.

“Të thjeshta dhe pak të vështira por matematika është më shumë e vështirë”, u përgjigj një tjetër nxënëse e klasës së 5-të për Report TV, e pyetur rreth vështirësive të mësimeve.

“Më ndihmon mami atëherë kur s’e kuptoj,” u përgjigj një vajzë tjetër.

“Për mendimin tim lënda më e vështirë, zakonisht jam nxënëse e mirë, por që kam pak vështërsi te pjesët e gramatikës së gjuhës por dhe ato duke mësuar duke u përgatitur ne shtëpi bëhen të thjeshta”, u shpreh një vajzë që kishte vështirësi më të ,ëdha në lëndën e gjuhës shqipe.

“Lëndët e mia të vështira janë Anglishtja dhe Dituria, janë pak të vështira se nuk i kuptoj aq mirë,” tha dikush tjetër.

Edhe Rigels Xhemollari drejtor ekzekutiv i avokatit të rinisë shpreh rezervat për raportin e publikuar nga Ministria e Arsimit e po ashtu hedh akuza se gjendja është krijuar si pasojë e keqmenaxhimit të sistemit.

"Për shkak të ndryshimeve të njëpasnjëshme dhe argumentesh ndryshimesh dhe ndërhyrja politike nuk kemi një sistem arsimor stabël. Çdo vit ndërrohen kurrikulat sepse ata që i ndërrojnë kurrikulat bazohen tek klientela e atyre që i ofrojnë dhe jo tek interesi i nxënësit dhe rrjedhimisht i prindërit."

Ndërkohë sipas Xhemollarit ka ende mundësi për përmirësim.

10 % fëmijë dhe nxënës kanë dalë analfabed jo për fajin e tyre por për faj të keqmenaxhimit të sistemit arsimor. 40% e mësuesve nuk njohin metodikat e mësimdhënies, Kush e ka fajin këtu? Nuk e kanë fajin as prindërit as kurikulat. Fajin e ka ka keqmenaxhimi i sistemit, fajin e kanë emërimet politike në arsim. Sistemi arsimor nuk mund të jetë një tortë elektorale dhe të luhet me njërëz politikë ne emërime nga niveli qëndror në nivel ministri apo zëvëndësministri deri tek drejtorët e shkollave."
kurikulat arsimore
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi