‘Apple’ ka lançuar ditën e sotme versionin më të ri të sistemit të saj operativ iOS 7.1. Versioni i ri zgjidh një sërë problemesh të pranishëm në versionin e mëparshëm, në veçanti në lidhje me grafikën dhe performancën në të dy produktet e saj si  iPhone dhe iPad.
 
Korrigjimet në sistemin e vjetër kishin kohë që po strukturoheshin nga inxhinierët, ndërsa sistemi i ri 7.1 do të bëjë më fluide edhe pajisjet më të vjetra të kompanisë ‘Apple’.
 
Ndër veçoritë e reja, ‘Siri’ sjell edhe përmirësime në kamera dhe iTunes Radio.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)