“Aventura ime me Nju Jorkun përfundoi, por edhe karriera ime si një lojtar profesionist”, shkruajti Pirlo në Twitter, duke falënderuar familjen e tij dhe “çdo klub që kisha nderin të luaja” dhe “çdo shok te ekipit me të cilin isha i lumtur të luaja “.
Pirlo, 38 vjeç, shkoi në Shtetet e Bashkuara në fund të sezonit 2014-2015, pasi fitoi titullin e kampionit të Italisë me Juventusin, i gjashti për të, dy prej te cilëve me AC Milan dhe katër me klubin torinez. Në SHBA ai luajti me New York City FC.
Ai kishte njoftuar se sezoni i tanishëm do të ishte i fundit për të si lojtar./ATA
Redaksia Online
adr/shqiptarja.com










