Gjykata e Krimeve të Rënda dha javën e kaluar masën e sigurisë arrest me burg për të shumëkërkuarin nga drejtësia greke për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, Klemend Balili.
Shqiptarja.com ka siguruar vendimin e zbardhur të gjykatës i cili mban datën 9 dhjetor dhe është firmosur nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.
“Escobari i Ballkanit” është prej disa ditësh në kërkim nga policia, ndërsa mbi të rëndojnë disa vepra penale si "Trafikim narkotikësh në bashkëpunim", "Krijim e pjesëmarrje në grup kriminal", "Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”. Të gjitha akuzat në adresë të Balilit janë ato të ngritura nga drejtësia greke, ndërsa mediat e këtij vendi i kanë vënë edhe nofkën "Eskobari i Ballkanit".
Drejtësia greke ka hartuar një dosje voluminoze prej 10 mijë faqesh për Balilin e cila tashmë ndodhet në duart e autoriteteve shqiptare, konkretisht të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kelmend Balili akuzohet si truri i një organizate të fuqishme të trafikut të kokainës dhe marijuanës në disa vende të Europës. Droga trafikohej përmes kamionëve në pronësi të kompanive me shtetas grekë.
Në përbërje të organizatës kishte shtetas grekë e shqiptarë. Po kështu thuhet se organizata trafikonte kokainë dhe kanabis sativa dhe se trafikimi bëhej me kamionë në disa vende të Evropës. Sipas akuzës greke, kamionët me të cilët Balili trafikonte drogën, ishin në pronësi të kompanive me shtetas greke.

(Vendimi i Krimeve të Rënda për Balilin)
Si kryhej trafiku i drogës me gurë, dru e çokollatë nga organizata e Balilit
Dyshime të forta janë ngritur se grupi që drejtohej nga Kelmend Balili ka përdorur dhjetëra teknika tepër të sofistikuara me qëllim trafikun e drogës. Këto teknika shmangnin zbulimin e drogës nga qentë nuhatës të policisë, shmangnin skanerat por edhe vetë syri i policëve në pikat kufitare nuk mund të konstatonte lehte. Këto teknika kanë habitur dhe autoritet vendase dhe të huaja, pasi në disa raste droga është fshehur brenda gurëve të mermerit, siç ishte rasti i kapjes së një trajleri në Gjermani.
Një tjetër teknikë ka qënë ajo e kapjes së drogës në trajlera të mbushur me dru zjarri, siç ka qënë rasti i bllokimit të trajlerit në portin e Durrësit në 25 tetor 2015, që mendohet se i përket këtij grupi kriminal që drejtohej nga Kelmend Balili. Ndërkohë dyshime të forta bien dhe për një agjensi udhëtimi me qëndër në Gjirokastër, që mund të jetë bërë pjesë e disa dërgesave me drogë dhe transfertave të parave nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas.Gjithashtu organizata ka përdorur në tetor të 2015 një kamion të ngarkuar me krem çokollate, duke trafikuar një sasi të papërcaktuar drogë të llojit kokainë.
Organizatë Kriminale
Të paktën që nga janari i vitit 2014 deri në ditën e arrestimit të tyre më 08-05-2016 krijuan dhe morrën pjesë në një organizatë kriminale me karakter ndërkombëtar e cila kishte ai aktivitet transportimin dhe shpërndarjen e sasie të mëdha kanabis i papërpunuar, kokaine, si dhe kanabis të përpunuar. Ky aktivitet kryhej midis vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian, përfshirë edhe vendin tonë (Greqia), por edhe nga Shqipëria për në Europë, me synim shpërndarjen e mëtejshme.Kjo bëhej me kamionë të mëdhenj të transportit ndërkombëtar, të cilat në përgjithësi merreshin me qira nga Bullgaria dhe Austrian në emër të kompanive që i shërbenin pjesëtarëve të organizatës kriminale. Për krijimin e këtyre kompanive përdoreshin disa persona që kishin rolin e “dordolecit”. Kjo organizatë kriminale kishte një strukturë të mirëorganizuar me role të ndara sipas një hierarkie të mirë përcaktuar për secilin prej anëtarëve.
Rolet e anëtarëve
Kelmend Balili nga Saranda kishte rolin e financuesit, por edhe të drejtuesit të trafikimit të sasive të mëdha kanabis nga Shqipëria për në Greqi dhe në Europë, nga toka me kamionë transporti ose nga deti me skafe të shpejta.
Georgios Alifantis bashkëpunëtori më i ngushtë i Balilit dhe njëkohësisht koordinatori i trasnportit, depozitimit të përkohshëm dhe shpërndarjes nëpër Greqi të kanabis të papërpunuar. Ai kishte si detyrë edhe mbledhjen e parave për të paguar transporti si dhe rekrutimin e personave që duheshin për të transportuar por edhe për të rujatur ngarkesën e jashtëligjshme.
Dhimitrios Papadhomihelaqis, Kristos Korianopulos dhe Stamatis Buropulos këta ishin personat që merreshin me ruajtjen dhe në përgjithësi me sigurinë e ngarkesave.
Spiridhon Kolevris ky ishte personi përgjegjës për fshehjen e ngarkesave të drogës
Dhimitër Poti dhe Thomas Aleksaqis ishin personat përgjegjës për organizimin e transportit dhe shpërndarjes së drogës në vende të ndryshme të Europës. Ata ishin edhe personat që mbanin lidhjet me bandat e tjera në vendet europiane dhe po në këto vende kishin magazinë ku depozitonin drogën që mbërrinte nga Greqia e Shqipëria.
Ksenofon Anagnostopulos duke qenë se zotëronte një biznes shitje-blerje makinash të përdorura ishte njeriu që siguronte mjetet për transportin e drogës në rrugë tokësore.
Joanis Rumeliotis si banues në Bullgari ishte personi që merrej me krijimin e kompanive fantazma nëprmjet të cilave merreshin me qira kamionët e transportit si dhe me gjetjen e shoferëve të huaj.
Mihail Sofronas dhe Nikolaos Tasopulos ishin personat që merreshin me modifikimin dhe krijimin e vendeve në kamionat apo karrocerinë e tyre për të fshehur drogën.
Pagesa për familjet e shoferëve
Sipas raportit të policisë greke drejtuesit e bandës së narkotrafikantëve kujdeseshin mjaft mirë për anëtarët e thjeshtë që kapeshin nga policia. Sa herë që një shofer me drogë kapej nga forcat e sigurisë, drejtuesit e bandës jo vetëm që nuk e cilësonin fajtorë, por nxitonin që të paguanin për avokatë të mirë si dhe shpenzimet gjyqsore. Personat përgjegjës për këtë ishin Georgios Alifantis dhe Ksenofon Anagnostopulos. Në përgjithësi parat u paguheshin familjarëve të personave të kapur.
Një rast i vërtetuar është ai kur Anagnostopulos i niste sasi të ndryshme parash nëpërmjet bankës një gruaje me emrin “Niki”, e cila kishte lidhje me të arrestuarin në Bullgari më 30.04.2015 me 531 kg kanabis Kleanthi Dhimopulo, por edhe me të arrestuarin më 18.01.2014 me 1.135 kg kanabis Thimio Neranxi.
Droga në kremë çokollatë
Në fund të tetorit 2015 banda ka transportuar një sasi kokaine të një sasie të papërcaktuar nga Holanda për një vend të Bashkimit Europian. E veçanta është se droga është fshehur mes një ngarkesa me kremë çokollatë. Sipas raportit të policisë greke anëtari i bandës Mihail Sofronas kishte modifikuar disa vende për të fshehur drogën në kamionin të markës “Mercedes” model “Atrios”. Ngarkesa ishte e ligjshme me kremë çokollatë të markës “Nutella”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com