Ministri i brendshëm Saimir Tahiri e ka konsideruar skandaloz dhe qpkë politike komunikimin e masës së sigurisë "Arrest shtëpie" sot nga gjyqtari Arjan Aliaj ndaj dy oficerëve të policisë, sa i përket pajisjes së përgjimit.
Në një konferencë për shtyp, Tahiri ka shtuar se ky komunikim nuk krahasohet as me vendimet e dhëna në kohën e komunizmit dhe se nuk është i denjë as për një student të juridikut e jo më një gjyqtari. Po ashtu, ai shtoi se vendimi është një qokë e radhës ndaj politikës nga ana e gjyqtarit Arjan Aliaj.
“As në kohën e komunizmit vendimet e gjykatave nuk ishin paçavure, as në kohën e komunizmit gjyqtarët nuk ishin kështu. Flasim për gjyqtar që ka liruar vrasës e përdhunues, sot ka marrë vendim për arrest shtëpie dy oficerë policie me këto argument. Argument banale, për të bërë qokën politike të radhës. Vendimet më banale që mund të dilnin nga një gjykatë shqiptare” tha ai.
Nga ana tjetër ai ka thënë se kjo është një betejë e cila sapo ka filluar dhe atë do ta fitojnë qytetarët shqiptarë dhe se ai do i shkojë deri në fund asaj, duke publikuar çdo argument skandaloz.
“Do i shkojmë deri në fund kësaj çështje. Do i publikojmë çdo argument skandaloz. Beteja sapo ka filluar, betejën do e fitojnë shqiptaret, e drejta dhe e vërteta.” Ka thënë Tahiri.
Nga ana tjetër, ai ka theksuar dhe argumentet me të cilat gjyqtari la në ‘Arrest shtëpie” dy oficerët, që i ka konsideruar si jo dinjitoze dhe banale.
/Shqiptarja.com

VIDEO