'Arrëthyesi i artë' në Romë, Fracci
 nderon trupën shqiptare të baletit

 'Arrëthyesi i artë' në Romë, Fracci<br /> nderon trupën shqiptare të baletit
Trupa Kombëtare Baletit është kthyer nga festivali ndërkombëtar i Dansit Modern që u mbajt javën e shkuar në Romë të Italsië me trofe. Baleti shqiptar u vlerësua me ccmimin “Arrëthyesi i Artë” dhe u përshëndet nga Legjenda e baletit boëtëror Karla Fraçi.

Sakrificat e trupës shqiptare të baletit janë shpërblyer me çmimin “Arrëthyesi i Artë” në Itali, të cilin ua ka dorëzuar legjenda e baletit botëror Carla Fracci.
 
Duke e konsideruar si “kombëtaren e vërtetë” ekipin e balerinëve pjesëmarrës në festivalin Ndërkombëtar të Dansit modern që u mbajt nga 23 deri më 25 Qershor në Romë të Italisë, drejtori i Teatrit të Operës dhe Baletit Ilir Kerni rrëfen emocionet e këtij çmimi.

'Çmimi që u mor ’Arrëthyesi i Artë’ është një vlerësim i jashtëzakonshëm që është berë në Teatrin e Opears, për gjithë nivelin artistik që është paraqitur'', u shpreh Kerni. 


carla
 
Kerni pohon se gjatë zhvillimit të festivalit, trupa e balerinëve shqiptarë kaloi dy mbrëmje fantastike dhe të papërsëritshme me legjendën e baletit botëror Carla Fracci. Fjalët e saj në nderim të trupës së baletit kanë qenë shumë prekëse.

'Më bëri përshtypje që vlerësuan gjithçka. Carla Fracci tha që baleti është arti më i bukur që ekziston. Ajo na tha që vazhdoni me këtë pasion, por tha që ky art bëhet me drejtim të mirë dhe ky ishte një kompliment sepse ky teatër ka pasur mjeshtra'', shtoi Kerni. 

Të ftuar specialë të festivalit ishin edhe balerinët shqiptarë të fashmën në Itali Kledi Kadiu e Anbeta Toromani

Nuk mungoi gjatë dhënies së këtij çmimi edhe edhe ambasadorja shqiptare në Romë  Anila Bitri....

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë