FIER - Blegtorët e Marinzës në Fier po përballen çdo ditë me dëme të shumta si pasojë e kontaminimit të tokës nga gazrat dhe kimikatet e ndryshme.
Shpërthimet e fundit të 'Bankers' ndikuan në përkeqësimin e situates, teksa tokat e mbjella me foragjere kanë sasi të lartë gazrash.
Banorët pohojnë se i konsumojnë me shumë merak prodhimet e qumështit dhe mishit, ndërsa për t’i shitur në treg u duhet të thonë se nuk janë nga Marinza.
A1 Report ishte sërish në këtë fshat duke dëgjuar ankesat e banorëve, të cilëve kompania kanadeze naftënxjerrëse Bankers u rrënoi edhe atë pak ekonomi familjare që kishin vënë me mund ndër vite.
Ndërkohë me jo më pak probleme përballen edhe fermerët e Marinzës, të cilët shtojnë se prodhimet e tyre mbeten stok prej vitesh.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO