'Butrinti',Trashëgimia Kulturore 
rrëzon Kumbaron: 30 cm betonDokumenti/Cilësia e betonit, normal

'Butrinti',Trashëgimia Kulturore <br />rrëzon Kumbaron: 30 cm betonDokumenti/Cilësia e betonit, normal<br /><br>
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh një ditë më parë gjatë raportimit në komisionin parlamentar të Medias se betoni që po hidhet në Parkun Arkeologjik të Butrintit është i varfëruar. Por, Forumi për Trashëgimi Kulturore rrëzon këtë pretendim të Kumbaros, duke sqaruar se betoni që po përdoret për ndërtimin e një biznesi privat në shkelje me ligjin për restaurimet dhe trashëgiminë kulturore, është i cilësisë normale dhe i përshtatshëm për ndërtime që i rezistojnë kohës. 

Sipas dokumentit të publikuar nga Forumi për Trashëgiminë Kulturore në Facebook, planvendosja e ndërhyrjes në parkun arkeologjik të Butrintit, parashikon trashësi betoni deri në 30 cm, që do të thotë se vetëm për beton të varfëruar që nuk mund të flitet, por për një ndërtim dhe betonizim të plotë. Forumi për Trashëgimi Kulturore akuzon Kumbaron se mashtron dhe në rastin më të keq gënjen për skandalin e paprecedentë në qytetin antik të Butrintit, ku ndodhen vepra kulturore të shpallura zona të mbrojtura nga UNESCO për shkak se muret dhe Kulla Veneciane daton që në shekullin e VII dhe V para lindjes së Krishtit. 

Reagimi i plotë nga Forumi për Trashëgimi Kulturore:
Meqenese ministrja Kumbaro u shpreh para gjithe deputeteve se ndertimi i bar kafese ne Butrint po behet me "beton te varferuar", le te hape projektin e pergatitur nga vete Instituti i Monumenteve te Kultures, drejtoreshen e te cilit e kishte dje ne krah. Betoni ne projekt parashikohet i tipit M-25/30. Ky simbol do te thote se fortesia e betonit ne test trysnie arrin ne 25 deri 30N/mm, pra betoni normal e aspak i varferuar. Me rastin me te mire ministren e genjejne dhe ajo duhet te nderhyje tashme qe e mesoi kete abuzim, ne rastin me te keq, Kumbaro eshte ne dijeni por genjen pa iu dridhur qerpiku. Prokuroria le ta marre ne pyetje edhe per kete deklarim te rreme ministren "doregjate". 

forumi
(Dokumenti që tregon se në Butrint do hidhet beton i cilësisë normale, deri 30 cm)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari