'Çlirimi',Majko mesazh të fortë për
kufijtë me Kosovën:Flasim më 1 janar!

'Çlirimi',Majko mesazh të fortë për<br />kufijtë me Kosovën:Flasim më 1 janar!<br>
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka ka zgjedhur këtë ditë të veçantë dhe të shënuar për të gjithë shqiptarët në mbarë botën për t’i mëshuar edhe më shumë idesë së bashkimit të kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo ide e parashtruar pak ditë më parë nga Majko ngjalli tensione nga pala serbe, të cilët e cilësuan si provokim nga ana e ministrit shqiptar, por duket se ky i fundit nuk do të tërhiqet. Teksa uron këtë përvjetor të çlirimit të shqiptarëve, Pandeli Majko shkruan në ‘Facebook’ se ky 29 nëntor duket i akullt e tinëzar, teksa risjell në kujtesë se deklarata e tij për hapjen e kufijve mes dy vendeve shqiptare u quajtën si ‘fishekzjarre’.

Më tej, ai paralajmëron se duke gdhirë 1 janari i vitit 2018 fjalët ‘seriozitet’ dhe ‘fishekzjarre’ do të kenë provën e tyre, duke shtuar se do të flasë pasi të ndodhë kjo.

Postimi i Pandeli Majkos:
NE VEND TE URIMIT… 
Çdo vit në mëngjesin e 29 nëntorit urimin e parë e kam pasur për këtë datë shënuar. Ajo është dita e përvjetorit të clirimit dhe fitores së Aleancës së shqiptarëve me antifashizmin. Ajo i dedikohet nderimit për partizanët, midis të cilëve edhe xhaxhai im që qysh 14 vjec ju bashkua atyre që cliruan vendin.

Ky 29 nëntor më duket i akullt e tinëzar. Dhe kjo nuk ka të bëj me Luftën dhe LANC. Lexova që deklarimet e mia për hapjen e kufijve midis Shqipërisë dhe Kosovës për lëvizjen e lirë të njerzve dhe të mallrave, janë quajtur si “fishekzjarre”. (!) Kjo nuk i takon penës së gazetarit por informacionit që po shpërndahet.

Për ata me kujtesë, shpresoj tu kujtohet vizita zyrtare e kryeministrit Haradinaj në Tiranë këtë vit.… Mund të konsultohen edhe me videon nga konferenca e shtypit e dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës në 27 shtator 2017 pas takimit zyrtar.

Shpresoj, që 1 janari 2018 të jetë provë se kufiri “jugosllav” midis dy shteteve tona do të kthehet në një kufi të standarteve të Bashkimit Europian. Si mund të integrohemi tek të tjerët kur nuk jemi të aftë ta bëjmë të ndodhi me njëri-tjetrin?! I kam hedhur poshtë me neveri ata që paralelizonin 29 nëntorin e clirimit të Shqipërisë me atë të Jugosllavisë. Shqiptarët u prenë në besë në Luftën e Dytë. Ndërsa një pjesë luftonin për të cliruar Jugosllavinë, një pjesë tjetër u masakrua si rishkrim i historisë së vjetër jugosllave në marrdhëniet me shqiptarët.

Nuk justifikoj kërkënd. E di që ka pasur edhe "shqipfolës" në krah të Jugosllavisë së Titos kundër shqiptarëve, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë. E vërteta e vërtetë, është se nga të dyja krahët e kufirit Shqipëri - Kosovë, ka edhe sot, që nuk e duan që të ndodhë ajo që pritet. Ajo për të cilën shqiptarët u vranë në 1944-ën dhe 1999-ën. Duke u gdhirë 1 janari, në marrdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës, fjalët "seriozitet" apo “fizhekzjarr" do të kenë provën e tyre. Pas kësaj, do të flas! Uroj, që të jetë urim! Lavdi dëshmorëve! Lavdi atyre që ditën pse jetuan!

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje