'CEZ', mbyllen hetimet, Berisha
dhe Shkëlzeni në ProkuroriArkiv/Të gjitha lajmet për aferën CEZ

'CEZ', mbyllen hetimet, Berisha<br />dhe Shkëlzeni në ProkuroriArkiv/Të gjitha lajmet për aferën CEZ
TIRANE-Komisioni parlamentar për privatizimin e ISSH tek CEZ-i në 2008-ën, ka mbyllur hetimet e tij.
 
Deputetët kanë gjetur përgjegjësit për abuzimet në këtë privatizim dhe kryesorin ndër ta kanë listuar ish-kryeministrin Berisha.
 
Po ashtu në listën e gjatë të përgjegjësve ndodhet dhe djali i tij Shkëlzeni dhe Ministrat e Ruli e Mima.

“Kemi gjetur përgjegjësi ndaj personave Sali Berisha, ish-kryeministër, Genci Ruli, ish-ministër i ish-Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Neritan Alibali, Eno Bozdo, Shkëlzen Berisha, person privat i lidhur me këtë proces privatizimi. Suzana Guxholli, Florian Mima, Nue Kalaj ju bëj me dije se të gjitha gjetjet e këtij komisioni do t’i dërgohen Prokurorisë së përgjithshme të Republikës së Shqipërisë”, tha Balla.
 
Dëmi që i është shkaktuar shtetit shqiptar nga privatizimi tek çekët e CEZ-it kap vlerën e 414 milionë eurove.
 
Qeveria e kohës në mënyrë arbitrare ka negociuar në favor të CEZ-it, i cili ka hyrë në tender me çmim tjetër nga ai me të cilin privatizoi OSSH.

Edhe ERE duke rritur çmimin e energjisë në 2010 në favor të CEZ ka shkaktuar një dëm prej 22 miliardë lekësh. Ndërsa 6 miliardë lekë kredi të këqija e kamatvonesa të falura në 2009 kapin janë pjesë e këtij dëmi që sipas Taulant Ballës prokuroria duhet të hetojë.

CEZ ka përfituar në mënyre të padrejtë vlerat e mëposhtme:
deklerata e cez dokument

Paralajmërimi  
Përfundimi i ish-kryeministrit dhe djalit të tij në prokurori është paralajmëruar javë më parë nga Shqiptarja.com që kur komisioni hetimor administroi disa dëshmi dhe një e-mail, të cilat kompromentonin dyshen në fjalë. Shkëlzen Berisha u paraqit tre herë para komisionit hetimor, por refuzoi të betohej se do të thoshte të vërtetën rreth rolit të tij në procesin e privatizimit. Megjithatë, publikisht, Shkëlzeni ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Por, një dokument dhe një dëshmi, konfirmojnë të kundërtën.

Bëhet fjalë për një e-mail që ish-drejtori i CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i dërgon  nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, rreth një takimi të planifikuar me ish-kryeministrin Berisha dhe djalin e tij, me ndërmjetësimin e Nuel Kalajt. Së dyti, për një lidhje të mundshme mes Shkëlzen Berishës dhe sekserit Nuel Kalaj, ka folur edhe dëshmitari Romeo Kara. Ndërkaq, vetë Kalaj, ndonëse refuzoi të dëshmonte, ka pranuar takimet me Sali Berishën, por jo me Shkëlzenin.  

Përgjegjësit e tjerë
Komisioni hetimor për çështjen ‘CEZ’, në përfundim të hetimeve, ka identifikuar edhe përgjegjës të tjerë për privatizimin korruptiv të OSHE. Kryetari i komisionit hetimor, Taulant Balla, gjatë konkluzionit të hetimeve, u shpreh se komisioni hetimor ka gjetur edhe persona të tjerë përgjegjës për privatizimin e paligjshëm dhe abuziv. “Nga dokumentacioni i administruar dhe nga pyetje e dëshmitarëve, kemi gjetur përgjegjësi ndaj personave si më poshtë vijon: Ridvan Bode, ish-ministër i Financave, aktualisht deputet. Florion Mima, ish-ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, aktualisht deputet. Genc Ruli, ish-ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, aktualisht deputet. Neritan Alibali, ish-zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Enno Bozdo, ish-zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë. Mimoza e Vokshi, ish Drejtore e Përgjithshme e Shërbimeve Tregtare në ish METE. Suzana Guxholli, ish-këshilltare e ish-kryeministrit Sali Berisha. Nue Nik Kalaj, person që ka ndikuar dhe ka negociuar për procesin e privatizimit. Shtetasi çek, Josef Hejsek, ish-drejtor i CEZ në Shqipëri. Sipas komisionit hetimor, këta janë personat përgjegjës për procesin e privatizimit”, tha Balla.  
 


cez tabelat

cez tabelat

cez tabelat

cez tabelat

cez tabelat

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania