'Class' sfilatë me fustane nusërie
ja si u veshën "VIP"-at shqiptarë

'Class' sfilatë me fustane nusërie<br />ja si u veshën
TIRANË-E premtja në mbrëmje mblodhi bashkë figura të njohura të botës së ekranit dhe spektaklit në vend.

“Class” nga Alketa Vejsiu prezantoi koleksionin e ri të fustaneve të mbrëmjes dhe nusërisë mes kureshtjes dhe duartrokitjeve të vajzave që duan të bukurën, modën dhe tendencat e saj më të fundit.
 
Si një mbrëmje me shumë nuanca, ku vajzat do zgjedhin, e djemtë do adhurojnë e cilësoi Alketa eventin .
 
"Për ju që doni të kuqen sepse është ngjyra e dashurisë, për ju që doni të bardhën sepse të tillë keni zemrën. Për ju që s’e jetoni jetën pa muzikën e dashurisë, kjo është një mbrëmje me disa nuance ku të preferuarën do ta zgjidhni vetë. Kjo sfilatë u kushtohet vajzave, zotërinjtë munden thjesht t’i adhurojnë", tha Alketa.
 
Para nisjes së sfilatës artistë, modele e gazetarë pozuan para aparatëve duke treguar stil e elegancë ndërsa nuk nguruan të vlerësojnë eventin dhe veshjet e të ftuarve.

“Tiranës së fundmi nuk i kanë munguar evente të tilla që kanë diferencë nga njëra te tjetra dhe nëse do ta diferencoja këtu shija e hollë është e padiskutueshme”, tha Fjodora Fjora.
 
Ndërsa këngëtarja Albërie Hadergjonaj u shpreh: “Perfeksion, duket sikur jam në një parajsë mes lule të freskëta që vetëm “Class” event di t’i bëjë."
 
Stilistja Stella Sallaku, një emër premtues në fushën e modës tha se Shqipëria ka telente të cilat mund ta krahasohen me nivelet botërore.

“Është novatore, ngjyra pastel i ka dhënë një bukuri dhe pastërti tjetër eventi, më pëlqen shumë dhe ndihem shumë komode, tamam si për një sfilatë”, tha Sallaku.
 
E pyetur nëse është kjo Tirana edhe jashtë kësaj mbrëmjeje ajo u shpreh: "Dua shumë që Tirana të jetë sa më novatore në stil, të jetë një hap para të gjithëve sepse e kemi kapacitetin dhe talentet e majaftueshme për të qenë njësoj me botën. Jem në rrugën e duhur për të shkuar atje ku duhet. Për ta personalizuar dhe personifikuar tamam “street style”, siç bëjnë në Paris, Londër apo Milano."

Surpriza e mbrëmjes, vogëlushet princesha
gocat
  
Prezenca e dy vogëlusheve që me lirshmërinë fëmijërore sfiluan veshur me fustane të bardha i dhanë më shumë dritë e jetë eventit.

gocat
 
Marina Vjollca, ishte mbretëresha e sfilatës ku mes buzëqeshjes, emocionesh dhe duartrokitjesh finalizoi një mbrëmje dedikuar tërësisht vajzave.

[gallery]22235[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar