Report Tv siguroi foto dhe video nga vendngjarja, ku përroi që kalon përmes qytetit, ka krijuar një situatë kaotike. Rrugët dhe bizneset janë ‘pushtuar’ nga uji, duke e shndërruar qytetin në një ‘Venecia’ të dytë.
[gallery]25127[/gallery]
VD/Lezhë, shirat përmbytin rrugët e qytetit, uji arrin 20 centimetra
Reshjet e shiut kanë prekur edhe Lezhën, një tjetër qytet i rrezikuar nga përmbytjet. Problemet e para janë shfaqur në Njësinë Administrative të Blinishtit, ndërsa rrezikohet të dalë nga shtrati kanali i ujërave të larta, duke rrezikuar tre fshatra. Lajmi është bërë i ditur nga administratori i Blinishtit, Sokol Luku, i cili ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme.
VD/Shpërthejnë ujërat e zeza në Sarandë,'pushtojnë' bulevardin
Sarandë- Sa herë bie shi, Saranda përballet me një problematikë tejet serioze, vërshimin e ujërave të zeza në bulevard dhe në det. Një situatë e tillë është krijuar edhe ditën e sotme, ku reshjet e dendura të shiut përfshinë për disa orë mbarë vendin. Siç shihet nga videoja e publikuar nga mediat lokale, situata është tepër shqetësuese nga vërshimi i frikshëm i ujërave të zeza në bulevard dhe në det. Ky është një problem tejet shqetësues, pasi rrezikon jo pak jetën e qytetarëve, dhe përsëritet sa herë vendi ‘pushtohet’ nga reshjet e shiut.
VD/Reshjet krijojnë probleme në rrugën Mamurras-Fushë Krujë
Mamurras- Moti i keq me reshje të dendura shiu, përveç përmbytjeve në disa zona, ka shkaktuar edhe problematika në aksin rrugor Mamurras-Fush Krujë. Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga Report Tv, mjetet janë bllokuar në nënkalimin e “Adriatikut” duke pritur normalizimin e situatës.
Dalja e përrenjve mbi rrugën nacionale ka sjellë edhe inerte që kanë bllokuar kalimin e lirë të automjeteve. Qytetarë të shqetësuar kanë bërë apel që të ndërhyhet nga autoritetet për të shmangur përmbytjet e rrugës. Ata shprehen se kjo situatë përsëritet sa herë që ka reshje shiu.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO











