Ministrja Lindita Nikolla ka firmosur të premten shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Durrësit, Mit'hat Mema,  dhe më pas ia ka dërguar shkresën Presidentit Nishani për vendimin përfundimtar.

Ministria e Arsimit ka bërë kërkesën për shkarkimin e tij pas konstatimit të disa shkeljeve.

Rektori Mema kishte pezulluar nga puna dekanin Elmaz Leci, dhe refuzonte kërkesën e Ministrisë së Arsimit për kthimin e Lecit në detyrë. Por përveç kësaj Rektori Mema e mbante dekanin Leci të izoluar në një zyrë më ambiente të papërshtatshme në katin e 7 të godinës dë Universitetit të Durrësit.

Përplasja e Memës me dekanin Elmaz Leci kishte ardhur pasi ky i fundit kishte denoncuar disa afera te Rektorit të Universitetit të Durrësit.

Izolimi i Dekanit Elmaz Leci u konstatua edhe nga ministrja Lindita Nikolla, e cila atëhere premtoi se do merren masa për ndëshkimin e Rektorit.

Pak ditë para inspektimit nga Ministria e Arsimi, Rektori Mema u arrestua dhe më pas u lirua edhe për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.  
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)