'Drejtësia', shkrihet KLD, ja
kur ikin Gjin Gjoni dhe Nishani  

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, institucioni i cili sipas raporteve  ndërkombëtare u shndërrua në mburojë e praktikave abuzive në gjykatat shqiptare, më në fund do të shkrihet. Projektligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë parashikon shpërbërjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ngritjen në vend të tij, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pavarësisht kohës së krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, mandati i anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor do të ndërpritet. Pika 1 i nenit 184 të projektligjit për organet e qeverisjes se sistemit të drejtësisë parashikon që mandati i anëtarëve të KLD përfundon në ditën kur zgjidhet anëtari i fundit i Këshillit të Lartë Gjyqësor, por në çdo rast jo më vonë se 8 muaj pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve Kushtetuese.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin, që të fitojë kohë

New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin, që të fitojë kohë