Komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi ka përmbyllur ligjet e fundit të reformës në drejtësi, ata me shumicë të cilësuar.
Gjatë një deklarate për mediat, kryetari i komisionit dhe ministri i ri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, u shpreh se ligjet do t'i kalojnë seancës së Kuvendit javën e ardhshme.
"Kemi mbyllur të gjitha ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Ligjet do shkojnë javën e ardhshme në Kuvend. Kuadri ligjor që kemi miratuar do të jetë i dobishëm për eficencën e sistemit dhe aksesin e qytetarëve për ta bërë sistemin më propaktiv në luftën kundër korrupsionit", u shpreh Xhafaj.
Ndërsa deputetja e PS, Vasilika Hysi, anëtare e komisionit të reformës në drejtësi, ftoi opozitën të japë mbështetjen për projektligjet e reformës.
Hysi theksoi se ligj i rëndësishëm është ai për Gjykatën e Lartë e cila s'do jetë më gjykatë fakti, por do të gjykojë çështjet.
"Përmbyllëm një element të rëndësishëm siç është gjykimi në Gjykatën e Lartë. S'do jetë më një gjykatë fakti që do i kthejë çështjet në shkallën e parë por do të jetë gjykatë ligji. Do unifikojë praktikën, do e zhvillojë atë, por s'do merret siç është marrë deri më sot. Këto projektligje kanë marrë votën e të gjithë deputetëve në komisionin e ligjeve, jo vetëm të PS-së. Ftoj dhe opozitën të japë mbështetjen për këto ligje. LIgjet ulin kostot e procesit dhe japin drejtësi në kohën e duhur", tha Hysi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO