Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar dhe me protesta jashtë dyerve të Kuvendit. Përfaqësuesit e kompanive kontraktore të by-pass-it të Fierit dhe të Vlorës po protestojnë këtë paradite para Kuvendit, duke kërkuar drejtësi.

‘Duam paratë tona’, ‘Duam drejtësi’, kanë qenë disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët kanë nisur thirrjet sapo ka filluar seanca plenare.

Kompanitë kontraktore dhe punonjësit e tyre pretendojnë se nuk kanë marrë pagat prej një viti e gjysmë. Sipas tyre, borxhi shkon deri në 9.5 milionë euro nga shteti.  

d.c./shqiptarja.com