'Epoka Kadare', promovohet
libri për  81-vjetorin e lindjes

'Epoka Kadare', promovohet<br />libri për  81-vjetorin e lindjes
Në ditën e lindjes së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare në Bibliotekën Kombëtare është promovuar një libër me intervista dhe vlerësime të studiuesve të njohur për shkrimtarin.
 
Libri i shkruar nga regjisorja Nadire Buzo mban titullin “Epoka Kadare”, i botuar nga shtëpia botuese “Botimpex”. Promovimin e çeli Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani.

"Libri është një marrëdhënie mes leximit dhe pasionit të saj, por dhe punës regjisoriale".

Nadire Buzo pohon se ka intervistuar autorë, regjisorë e artistë të njohur, të cilët nga optika e krijimtarisë së tyre sjellin këndvështrime speciale për Ismail Kadarenë. Një pjesë e intervistave janë marrë ne Gjirokastër për dokumentarin “Emblema Kadare” te realizuar nga autorja e librit Nadire Buzo.
 
"Ne kemi një detyrim moral të jashtëzakonshëm karshi këtij njeriu të madhe që ngriti emrin e Shqipërisë dhe na dha një kënaqësi të madhe" tha ajo.

Për librin foli edhe poeti e studiuesi Sadik Bejko.
 
"Ky libër e dëshmon dashurinë, vlerësimin dhe interesimin të shtrirë në të gjitha moshat të studiuesve dhe të institucioneve".

Në librin “Epoka Kadare” autorë, studiues dhe kritikë të njohur në esetë dhe intervistat e tyre kanë krijuar një imazh të plotë për shkrimtarin dhe veprën e tij, ku janë intervistuar Valter Memisha, Persida Asllani, Matteo Mandalà-arbëresh, piktori Gazmend Leka, regjisori Rikard Ljarja, poeti Sadik Bejko, e shumë të tjerë.
 
Autorët e intervistuar kanë thënë disa të vërteta teorike dhe shkencore që zbulohen për herë të parë në këtë libër.
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre