NEW YORK - Pas revistës ‘Time’ që e kishte zgjedhur "Njeriu i Vitit" për vitin 2013, si dhe pas revistës ‘Rolling Stone’ që i dedikoi kopertinën, tani vjen mirënjohja edhe e revistës ‘Fortune’. Revista e ekonomisë, ka renditur Papën si udhëheqësin më të rëndësishëm dhe më me ndikim në botë, duke e vënë atë në vendin e parë në listën e 50 emrave të liderëve botërorë më të mëdhenj.
Surpriza në këtë listë është se nuk ndodhet presidenti i SHBA Barack Obama , presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që nuk përfshihet në renditjen e revistës.
Pas Papës renditet kancelarja gjermane Angela Merkel, e ndjekur nga kreu i ‘Ford’, Alan Mulally, ndërsa i katërti shenjtori i Omahas, financieri Warren Buffet. Për të gjetur një lider në listë i cili ka lidhje me Shtëpinë e Bardhë duhet të zbresim në vend të pestë tek ish- presidenti Bill Klinton.
Në listën e udhëheqësve më të mëdhenj të botës këtë vit ka figura politike, drejtues, aktorë, atletë, dhe ushtarakë si udhëheqësi shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama , apo edhe themeluesi dhe drejtori i ‘Amazon’, Jeff Bezos, si dhe drejtori i ‘Apple’, Tim Cook . Në listë ka hapësirë edhe për Angelina Jolie dhe Bono Vox për përpjekjet e tyre në fushata bamirësie.

Foto të tjera
Ndërkaq në shkrimin e saj revista thekson: “Në një kohë të shkurtër, Papa Françesko ka bërë për vete admirues jo- katolikë duke i dhënë një drejtim të ri kishës. Ai refuzoi të në banojë në apartamentet luksozë papal, i lau këmbët një myslimaneje të ndaluar , dhe kur e pyetën në lidhje me qëndrimin e kishës për gay-t u përgjigj ‘Kush jam unë për të gjykuar."
Revista risjell në vëmendje edhe një sondazh në mars, ku një në katër katolikë thanë se kanë shtuar këtë vit bamirësinë e tyre për të varfërit . Ndër këto, 77 % thanë se ishte pikërisht ndikimi Papës që i ka bërë të jenë më bamirës."
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com