Mbrëmjen e së premtes është çelur në Berat edicioni i pestë i Festivalit të Verës “Wine & Stories”.

Ky aktivitet e kthen qytetin e “një mbi një dritareve” në një pikëtakim të dashamirësve të verës dhe muzikës.

Në festival marrin pjesë 35 kantina nga Shqipëria, Kosova dhe arbëreshët e Italisë, të cilat kanë sjellë në Berat verërat dhe produktet e tyre më të mira.

“Kemi fituar çmimin si vera më e mirë e Shqipërisë, por gjithashtu eksportojmë verën e bardhë dhe të kuqe.”

“Tradita është e vjetër, nga gjyshi dhe tani e vazhdojmë ne”, thonë pronarët e kantinave.

Krahas qytetarëve beratas, në këtë festë i janë bashkuar edhe turistë të huaj.

Festivali synon të promovojë jo vetëm verën shqiptare, por edhe traditën dhe trashëgiminë e Beratit, duke i dhënë një tjetër impuls turizmit të eksperiencës dhe agroturizmit në zonë.

Festivali do të kulmojë të dielën me ndarjen e çmimeve për kantinat më të mira.