'Frroku', Gjykata liron dy zyrtarët
e Interpol, arrestimi i paligjshëm

'Frroku', Gjykata liron dy zyrtarët<br />e Interpol, arrestimi i paligjshëm
TIRANE - Gjykata e Tiranës liroi shefin e Zyrës së Interpol Tiranës, Artan Bajraktarin dhe vartësen e tij, Loreta Allën, specialiste operatore. Edhe pse akuzoheshin për fshehje të dosjes “Frroku”, Gjykata vlerësoi se dy oficerët e lartë duhet të liheshin në masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” dhe të pezullimit nga detyra. Ky vendim i dhënë në seancën me dyer të mbyllura nga gjyqtari Bledar Abdullai përkon me të njëjtën masë që kanë kërkuar avokatët e dy të akuzuarve.

Avokati i Bajraktarit, Ardian Visha e cilësoi arrestimin si një masë ekstreme të marrë nga prokuroria, duke dhënë edhe arsyet për këto pretendime. Më tej Visha tha se nuk ka asnjë lloj fshehjeje të ndonjë informacioni nga klienti i tij.

Në një prononcim për mediat, Visha e cilësoi si të papranueshëm qëndrimin e Didit për shkeljet e dy oficerëve lidhur me dosjen e deputetit Mark Frroku për vrasjen e shqiptarit Alekdandër Kurti në vitin 1999 në Bruksel. Artan Bajraktari dhe Loreta Alla, u arrestuan mbrëmjen e të hënës nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.

Urdhër arrestet ndërkombëtare, të firmosura nga Interpol Brukseli, kishin ardhur në 8 dhe 23 janar të këtij viti, por kjo zyrë nuk i ka përcjellë shkresat në kohën e duhur pranë Prokurorisë së Përgjithshme, duke e bërë këtë gjë vetëm me 27 Mars. Ish shefi Interpol Tirana nuk ka pranuar akuzën se ka fshehur dosje. 



Avokati i Bajraktarit: Nuk shpërdoroi detyrën, se veprimet e tij nuk kishin pasoja
Pas mbarimit të seancës gjyqësore, avokati i Artan Bajraktarit ka thënë se Gjykata e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tij duke shpjeguar edhe arsyet.
 
Sipas avokatit Visha, klienti i tij nuk ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës, për aq kohë sa veprimi i Bajraktarit nuk ka pasur pasoja. Kjo lidhur me akuzën e ngritur ndaj Bajraktarit se me mosveprimet e tij ka ndaluar ekzekutimin e urdhër arrestit me qëllim ekstradimi nga autoritetet belge për deputetin kristiandemokrat Frroku, i akuzuar për vrasje në vitin 1999.
 
Dhe sipas avokatit veprimi i klientit të tij nuk ka pasoja për aq kohë sa mes Shqipërisë dhe Belgjikës nuk ka një marrëveshje ekstradimi të shtetasve shqiptarë në vendin tonë, të vënë nën akuzë.
 
Për Vishën kjo do të thotë se nuk ka shpërdorim detyre nga ana e klientit të tij, për aq kohë sa veprimet apo mosveprimet e tij nuk kanë sjellë pasoja, duke qenë se mes dy vendeve nuk ka një marrëveshje ekstradimi i shqiptarëve nga vendi ynë në drejtim të Belgjikës.
 
“Për mua ndalimi i oficerit të policisë Artan Bajraktari ishte një veprim cinik, i pashpirt, i pamencur dhe të gjitha këto që numërova shumëzohen me paligjshmërinë e kryer, i gjithë ky proces nga disa hallka policore. Jam shumë i lumtur që gjeti korrigjim të menjëhershëm gjykata, e besoi shumë në pafajsinë, integritetin dhe në profesionalizmin e zotit Bajraktari. Nuk ka logjikë dhe nuk mund të ngrihet një proces penal tillë dhe absolutisht ky nuk mund të ishte me një masë ekstreme e ndalimit dhe më pas e arrestimit. Nuk ka asgjë të jashtëligjshme në veprimet e Bajraktarit, nuk ka pse ndalem në detaje konkrete kur e tëra është e rregullt dhe e ligjshme. Nuk ka vepër penale të shpërdorimit kur nuk ka pasojë të ardhur, po të kishte pasojë të ardhur pse nuk do ishte korrigjuar ajo tek kanë kaluar 3 apo 4 ditë të tjera nga 2 ditë që e paskësh vonuar Bajraktari, sepse nuk ka një urdhër ndalimi apo arresti të një shtetasi për qëllime ekstradimi kur ky shtetas gëzon shtetësi shqiptare. Nuk mund të vazhdojë një procës ekstradimi mbi shtetësinë shqiptare të një subjekti së pari të aktit që urdhëron këtë ndalim së dyti të faktit penal që atribuhet shtetasit në fjalë." tha avokati Visha

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë