'Gruaja e pushtuar nga Djalli',burri
kërkon divorcin, gjykata e pranon

'Gruaja e pushtuar nga Djalli',burri<br />kërkon divorcin, gjykata e pranon
Një çështje e çuditshme ka mbërritur në gjykatën e Milanos mbi një kërkesë divorci. «Ngjarje të pashpjegueshme për mjekët dhe për ekzorcistët”. Dhe gjykata pranon, “Gruaja nuk reagon me ndërgjegje, është e pushtuar”.

“Djalli ekziston vërtet”, kjo është fjala e një gjykate civile në Milano. Në një çështje ndarje me kërkesë të bashkëshortit, gjykata njihet me pretendimet e tij, i cili thotë se gruaja nuk vepron me vetëdije, madje shumë herë trupi i shkundet i gjithi. Ai thotë se gruaja e tij është e pushtuar nga djalli.

Bashkëshorti ka mbledhur edhe prova për të treguar atë çka po ndodhte me gruan e tij, për të treguar se ajo ishte e pushtuar nga gjëra të pashpjegueshme.  Madje kjo vërtetohet edhe nga shumë besimtarë të kishës edhe vetë prifti thotë se zonja bie pre e sjelljeve të cuditshme dhe duhet ndërhyrja e palëve të treta.

Ajo bie në dyshemen e kishës dhe  zvarritet, më pas ngre me një dorë një stol të madh dhe e hedh drejt altarit e më pas bie në tokë .

Kjo grua e cuditshme është marrë në pyetje nga gjykatësit,por duke përshpëritur ajo thotë se nuk është në gjendje të flasë për këto ngjarje edhe pse ishte përpara një prifti të ekzorcizmit të një kishe në Milano. 

Edhe vetë motra e saj ka dëshmuar se nga viti 2007 ajo kishte nisur të ndihej jo mirë, duke rënë pre e fenomeneve të pashjegueshme kundër vullnetit të saj. Sjellje të cilat askush nuk mund t’i shpjegonte. Edhe vetë prifti i cili merret me ekzorcizëm është cuditur nga fenomenet që përshkojnë sytë e zonjës.
 
Në fakt përballë një cështjeje të tillë gjykata nuk e kishte aspak të lehtë të japë një zgjidhje ndonëse kanë marrë dëshmi dhe prova të shumta edhe nga klinika mjekësore. Testet provuan se "zonja nuk është prekur nga ndonjë patologji e hapur të tilla që të jenë në gjendje për të shpjeguar fenomenet."

Më tej gjykatësit shkruajnë se ndarja nuk mund t’i ngarkohet gruas sepse asaj i mungon shpjegimi i këtyre sjelljeve, por po ashtu nuk mund të thuhet se është e cmendur, nuk sillet në mënyrë të ndërgjegjshme. Turbullirat mbi zonjën sipas gjykatës janë shkaku dhe jo pasoja e sjelljes së saj.

Kështu justifikohet nga ana e gjykatësve duke vendosur se bashkëshorti do të shkojë në shtëpi ndërsa gruaja ‘e cuditshme’ do të marr një pagesë mujore.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Befasia e Euro 2024, sulmuesi i Gjeorgjisë 'zbret nga froni' Armando Brojën! West Ham heq dorë nga sulmuesi i Kombëtares

Befasia e Euro 2024, sulmuesi i Gjeorgjisë 'zbret nga froni' Armando Brojën! West Ham heq dorë nga sulmuesi i Kombëtares