'Halloweeni i shtrigave', traditë në 
Tiranë, por a e dinë çfarë festojnë?

Halloween festën e shtrigave, shpirtrave apo si do të njihet ajo, shqiptarët e kanë festuar edhe këtë vit, tashmë të kthyer në traditë. Atmosfera në lokalet dhe klubet tek ish-blloku, zona “trend” për jetën natës ne kryeqytet, ishte kudo e ndezur deri në orët e para të mëngjesit të 1 nëntorit.

halloween tirane

Kunguj “të frikshëm” të ndriçuar nga brenda, simbol i kësaj feste, skelete të çuditshëm, figura hije, kostume nga më të ndryshmet, fytyra të pikturuara kanë mbushur rrugët e kryeqytetit duke krijuar një impakt interesant.

halloween tirane


Ndonëse është festuar më shumë nga të rinjtë, mes tyre ka edhe nga ata që nuk i dinë kuptimin Halloweenit, por për ta pak rëndësi ka ky fakt mjafton të kenë një shkak për të festuar.

halloween tirane

Festa ka mbajtur hapur deri vonë jo vetëm baret, por edhe sallonet e bukurisë, ku shumë të rinj i kanë shfrytëzuar ato për të pikturuar fytyrat e tyre duke imituar personazhe të ndryshme.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos

Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos