Skena të pabueshme në Argjentinë. Rosario prej disa minutash kishte nisur festën e titullit kampion, por në fund ajo që triumfoi ishte Boca Juniors.
Ajo që ndodhi të shtunën në mbrëmje në Argjentinë me siguri do të mbetet në histori. Pas vërshëllimës së arbitrit që vulosi fitoren 2-0 kundër Estudiantes tifozët e Rosario-s nisën festën për titullin. Madje festa nuk u kushtëzua vetëm tek tribunat, por disa tifozë zbritën edhe në fushën e lojës. Mirëpo atëherë kur nuk pritej ndodhi ajo që kishin frikë.
Në ndeshjen Boca Juniors-Defenca Justicia vendasit arritën të fitonin vetëm në minutën e 96. Enner Valencia shënoi golin jo vetëm të fitores, por edhe të titullit kampiona, pasi Boca Juniors kaloi në renditjen e përgjithshme Rosario-n. Për këtë arsye festa u zhvendos nga një stadium në tjetrin.
Me këtë sukses Boca Juniors i dha fund pritjes 3-vjeçare për titullin kampion.








Komente
Komento