Dibër - Një grup kriminal që kryente kryesisht vjedhje në Dibër, Bulqizë, Kosovë, Maqedoni e deri në Greqi, u zbulua nga policia, ku një 20-vjeçar u vu në pranga ndërsa tre bashkëpunëtorë të tij u shpallën në kërkim.
 
Sektori për Krimet e Rënda në policinë e Dibrës në bashkëpunim me Prokurorinë finalizuan operacionin "Hijet e natës" duke arrestuar Bledar Roçin, banues në fshatin Zdojan të Peshkopisë, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.
 
U bë shpallja në kërkim e:
L.R 25 vjeç (i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale )
A.T 25 vjeç ( i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale)
B.H 23 vjeç (i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale)
 
Ndaj 20-vjeçarit, pgjykata kishte vendosur në mungesë masën e sigurisë të arrestit me burg, si i dyshuar për vjedhje me armë kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë. Më  datë 11 janar 2015 Roçi në bashkëpunim me tre të shpallurit në kërkim, të maskuar kanë tentuar të vjedhin nën kërcënimin e armës banesën e një personi me inicialet N.V .
 
Ky grup kriminal dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera të rënda të ndodhura në Rrethin e Dibrës dhe Bulqizës ku po punohet për dokumentimin e tyre.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)