'Je kriminel', Milaim Zeka grushte
në studio me deputetin e VV-VIDEO

'Je kriminel', Milaim Zeka grushte<br />në studio me deputetin e VV-VIDEO
Gazetari dhe njëherazi deputeti i NISMA-s Milaim Zeka është rrahur me grushte me kolegun e tij të Vetëvendosje-s, Frashër Krasniqi në studion e Klan Kosovës. Ata kanë shkëmbyer akuza të ashpra në adresë të njëri-tjetrit çka ka sjellë edhe degjerimin e debatit në dhunë fizike, ndërsa drejtuesi i emisionit nuk ka mundur të bëjë asgjë. 

"T’i je i vetmi person që merresh me nana me emra. Ti i ke thanë gazetares së RTK-së lopë. Arsyeja pse kam pranu me ardhë në debat është veç me t’i thane do sene. Ti je kriminel, ti ke gjujtë me zollë në Kuvend”, i është drejtuar Zeka Krasqinit. Por as ky i fundit s'ka mbetur pas në sulmet ndaj Milaim Zekës. "Ti je personi ma i degradum, që krejt karriera jote politike karakterizohet me manipulime. Ke ba biznes me Serbinë, bash në kohën e luftës në Kosovë. Ti je shok i ngushtë i Xhabir Zharkutj”, ka thënë Krasniqi. 

Pas këtyre akuzave të ndërsjella ka nisur edhe përleshja fizike mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot