DURRËS- Shantazhoi me foto intime duke i marrë 200 mijë lekë shoqen e universitetit dënohet me dy vite burg studenti nga Durrësi  me inicialet E.V.

Dënimin e tij e ka dhënë Gjykata e Krimeve të Rënda e cila ka gjetur fajtor të riun që studionte në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.

Arrestimi i studentit është bërë në një lokal në Durrës ku në momentin e takimit me studenten që ai shantazhonte ka marrë dhe paratë me premtimin që do fshinte fotot.

Pas kallëzimit të vajzës që u shantazhua prej dy muaj policia ka mbajtur në vëzhgim 27- vjeçarin duke e arrestuar atë në flagrancë sapo ka marrë lekët dhe njëherazi i ka sekuestruar dhe celularin ku ishin fotot intime të studentes. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)