'Ligji i arsimit', ambasada britanike:
I duhuri, i vlerësuar nga ekspertët

'Ligji i arsimit', ambasada britanike:<br />I duhuri, i vlerësuar nga ekspertët
TIRANE - Ambasada britanike në Shqipëri ka reaguar menjëherë pas votimit në kuvend të reformës së arsimit të lartë duke e quajtur atë si reformën e duhur.

Shembulli për këtë reformë është ai anglo-sankson e për këtë ambasada e mbështet duke theksuar se edhe ekspertët anglezë të arsimit e kanë vërejtur si mundësinë më të mirë për arsimin. 

“Qeveria angleze i mbështet fort përpjekjet e Ministres aktuale të Arsimit për të reformuar sistemin universitar, për t’i nxjerrë jashtë biznesit elementët e korruptuar e të papërgjegjshëm si dhe të garantojë standarde të larta ndërkombëtare në qeverisjen e universiteteve. Asnjë reformë nuk është e përkryer. Por në këndvështrimin tone dhe më e rëndësishmja në këndvështrimin e ekspertëve tanë britanikë të politikave të arsimit, reforma e arsimit të lartë në Shqipëri është në rrugë të mbarë.” – shkruhet në komunikatën për shtyp që ka dërguar ambasada britanike.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk