Një shqiptar ka shpërthyer në të shtëna armësh drejt një bashkatdhetari mbrëmë, para një bari në San Salvo. Plumbat kanë shënjestruar 32 vjeçarin, Fasli Faslia , i njohur për policinë, i cili është plagosur në këmbë nga tri të shtëna armësh .

Menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje bluzat e bardha që kanë dhënë ndihmën e parë dhe e kanë dërguar në spital. Pak më vonë mbërritën në vendngjarje karabinierët , të cilët nisën hetimet dhe ndërtuan dinamikat e këtij episodi, që është në vazhdën e ngjarjeve të lidhura me krimin.

Sipas efektivëve , autori i ngjarjes ishte një tjetër shqiptar, Clirim Tafili 46 vjec, gjithashtu i njohur nga policia. Tafili u gjurmua nga policia dhe u arrestua me akuzat tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë po hetohet edhe shtetasi Faslia, i cili gjithashtu ishte i pajisur me armë gjysmë automatike, të cilën e përdori gjatë dyluftimit me 46 vjecarin.  

Redaksia Online
(M.P/shqiptarja.com)