'Lutja e Paqes',Nishani: Shqipëria
shembull unik për bashkëjetesën

Presidenti, Bujar Nishani duke folur në konferencën përmbyllëse të aktivitetit “Lutja e Paqes” që po zhvillohet në Tiranë, tha se “Shqipëria e ka ndërtuar paqen nga vëllazëria e feve”.

Nishani nënvizoi se nuk është e rastësishme përzgjedhja e Shqipërisë për organzimin e kësaj konferencë mbarëkombëtare, shtoi se mesazhet e kësaj konference janë fjalor enciklopedik.

“Kjo është një zgjedhje që na nderon ne. Ajo nuk është rastësore ndodh kështu sepse vendi ynë është një shembull frymëzues dhe ndoshta edhe unik ashtu siç shprehej i madhi Indro Mondaneli, se kjo është toka ku Krishti dhe Muhamedi ecin krah për krah. Organizimi i këtij dialogun në Tiranë dhe mesazhi që dalin prej tij janë një pasuri për ne dhe për të gjithë botën. Do ta konsideroja këtë prurje një fjalor enciklopedik”, tha presidenti.

nishani
nishani
nishani

Janullatos: Dhuna ne emër të fesë dhunon besimin

Në ceremoni mbajti fjalim edhe Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Ai u shpreh se, “paqja është një dhuratë nga Zoti” dhe se, “për këtë arsye në gjithnjë kërkojmë paqe, paqe për të gjithë botën”.

“Paqja mbetet qëllimi kryesor, kemi detyrë të luftojmë për paqen në respekt të çdo qenie njerëzore pavarësisht çdo përkatësie fetare. E kundërta e paqes është egocentrizmi”, tha Janullatos.

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë theksoi në fjalën e tij se, “çdo dhunë ne emër të fesë dhunon besimin”.

janullatos

ceremonia

vijon

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Schallenberg caktohet kancelar i përkohshëm

Austri/ Schallenberg caktohet kancelar i përkohshëm