'Ma i riu n'ven' ndryshon prefiksin
Mozziki jo më edhe aq i vogël...
I njohur dhe i pëlqyer për rimat e gjetura, reperi ka mundur ta rradhisë veten shumë shpejt në mesin e artistëve më të kërkuar.
Reperi Gramoz Aliu që të gjithë e njohin si Mozzik, ka festuar ditën e djeshme (29 shtator), ditëlindjen e tij të 20-të. Djaloshi modern që karakterizohet nga 'stili i rrugës', është më i riu në moshë në këtë industri, prandaj dhe shpesh e quan veten 'ma i riu n'ven'.
I njohur dhe i pëlqyer për rimat e gjetura, reperi ka mundur ta rradhisë veten shumë shpejt në mesin e artistëve më të kërkuar. I pyetur nga Telegraf Mozzik tha se gjatë këtyre 20-të viteve të jetës së tij ai ka përjetuar shumë humbje dhe fitore në të njëjtën kohë.
“Gjatë jetës sime kam humbur shumë dhe kam fituar shumë, disa gjëra edhe do t’i ndryshoja por tani e rëndësishme është që unë kam realizuar ëndrrën time me muzikë”, tha reperi, i cili mendon se edhe 50-të ditëlindjen e ardhshme do ta gjejnë si artist.
“Nëse jo si reper do të jem duke i menaxhuar djemt e mi në muzikë, pasi që vetë e mësova këtë rrugë”, shtoj tutje Gramozi duke zbuluar se sonte do të festoj vetëm me familjen e tij.
Ndryshe Mozzik gjatë këtij sezoni veror ishte më i kërkuari në koncerte dhe mbrëmje muzikore.
Me bashkëpunimin e tij me këngëtaren Kida, në këngën “Premtimet”, dyshja arritën të jenë ndër më të klikuarit edhe në kanalin “Youtube”.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
30/3
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
27.4%
-
Të gabuar
61.9%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 1267
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gonzato mesazh magjistratëve: Mbroni reformën në drejtësi, keni të gjithë mbështetjen e BE-së
30 Shtator, 11:00
-
Vangjel Tavo: S'do jem qytetari i parë, por shërbëtori i parë i Himarës! Do i shërbej çdo banori, pa dallim bindjesh politike (Fjala e plotë)
30 Shtator, 10:57
-
Pas bojkotit të Komisioneve, Paloka: Do kërkojmë ngritjen e Komisionit të së Vërtetës, do publikojmë bisedat e SKY dhe lidhjet e politikës me krimin!
30 Shtator, 10:28
-
Hasani në Washington, merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS
30 Shtator, 10:20
-
Edison Ypi: Ik ik ik
30 Shtator, 10:13
-
Aksident në Maliq, makina përplaset me motomjetin, dy të plagosur
30 Shtator, 10:09
-
Presion klubeve, dhunë ndaj stewart-ve e tregtim të paligjshëm në San Siro! Arrestohen 16 ultras të Milanit dhe Interit
30 Shtator, 10:07
-
Eduard Zaloshnja: Cikli 3-ditor i lajmeve të rëndësishme
30 Shtator, 10:02
-
VIDEO/ Fitoi zgjedhjet e 4 gushtit, Vangjel Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës: Do punoj për qytetarët, kundër abuzimeve e korrupsionit
30 Shtator, 09:56
-
Gjoni dhe Peleshi akuza Tabakut: Mbledhja e Integrimit duhej të mbahej me dyer të mbyllura, shkelët procedurën për të mbajtur fjalim politik
30 Shtator, 09:46
-
Nga kafja te ëmbëlsirat dhe mishi, ja ushqimet për përshpejtojnë plakjen
30 Shtator, 09:37
-
“Ne do ta mbështesim integrimin”/ Tabaku në Komisionin e Çështjeve Europiane: Ndodhemi ende larg, po ky është një proces për shqiptarët jo për poltikën
30 Shtator, 09:36