LIBRAZHD - B.M. nga fshati Dragostunjë i Librazhdit është vetëm 4 vjeç dhe dhunohet në mënyrë barbare nga prindërit dhe xhaxhai i tij 29-vjeçari, Fati M. Denoncimi është bërë në mediat lokale nga një i afërm i të miturit, i cili ka qenë prezent në shumë raste dhune barbare ndaj të miturit.

Sipas denoncuesit, gabimet e 4-vjeçarit ndëshkohen në mënyrë kafshërore sidomos nga xhaxhai, i cili momentalisht po kalon dhe një gjendje të rëndë psikologjike për shkak të divorcit. Gjithë fshati është në dijeni të abuzimeve me fëmijën, pasi të qarat dhe të bërtiturat e tij dëgjohen deri larg, megjithatë askush nuk ndërhyn.

Në Facebook-un e tij me profil të rremë (Fati Librazhd), 29-vjeçari ka arritur deri aty sa ka postuar një foto ku tregohet fëmija i varur nga bluza në një pemë pranë shtëpisë, pas një gabimi të supozuar.

“Ja çfarë bën Babaloku, ato që bëjnë faj Babaloku i dënon me varje”- shkruan ai. Por më drithërues është komenti i tij poshtë fotos kur shprehet se: “ Xhaxhai e vari qenin se ia kishte sjellë në majë të hundës”. Sapo kanë parë këtë status njerëzit kanë reaguar duke e cilësuar atë “qen”, “skizofren”, “pleher”, “legen” etj.

fati
(I mituri varet në pemë)

fati
(Fati, xhaxhai dhunues nga Librazhdi)


komentet
(Komentuesit "masakrojnë" në rrjete sociale xhaxhain dhunues)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com