'Mbetjet', Berisha: Ok, gabova!
Rama: Je i pariciklueshëm

'Mbetjet', Berisha: Ok, gabova!<br />Rama: Je i pariciklueshëm
Ligji i Mbetjeve që u miratua një javë më parë në Parlament është rikthyer sërish këtë seancë parlamentare. PD ka kërkuar Referendum për ligjin, kërkesë që Meta ua kaloi në Konferencën e kryetarëve. PD duke konsideruar se Shqipëria po mbushet me drogë e plehra, tha se Ligji i Mbetjeve është një tradhti Kombëtare.

Menjëherë ka reaguar kryeministri Edi Rama që me terminologjinë që përdoret në industrinë e mbetjeve, i ka bërë disa etiketime Berishës.

Rama etiketoi opozitën si ‘të pariciklueshme’ ndërsa u sugjeroi të mos angazhojnë njerëz të shkruajnë në kazanët e plehrave.

Nga ana e tij, Berisha duke i meshuar idesë së Referendumit, pranoi gabimin me ligjin e Mbetjeve që miratoi në 2011 kur ishte në pushtet duke u shprehur se nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë dhe se ka reflektuar, pasi plehrat janë helm.
 
"Analizuar në retrospektivë unë besoj se nuk duhet ta kisha bërë atë veprim. Pse e bëra veprimin? E bëra duke qenë i bindur se do të kontrollim gjërat rast pas rasti me vendim qeverie.
 
Duke konstatuar këtë që ka ndodhur në 2014 që doganat shqiptare kanë futur në kundërshtim flagrant me ligjin 335 mijë ton, unë nuk besoj se kjo do të ndodhte, por unë dal me një rishqyrtim të qëndrimit tim
"tha ai.

Më ironik ka qenë kryeministri Rama në përgjigjet ndaj PD-së. Sipas Ramës, kërkesa e PD për referendum nuk qëndron, pasi ligji i sotëm tha ai, është i integruar tërësisht sipas standardeve të BE.
 
Zhvillimet nga Kuvendi minutë pas minute gjatë diskutimit për "Mbetjet" 

Ora 16:00 Topalli: Vendimet i merr mafia, Balla: Luli do të nxjerrë nga politika
 
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u shpreh sot gjatë debateve në Kuvend se krimi ka hyrë në nivele të larta të politikës dhe po merr vendime. Topalli iu referua importit të mbetjeve dhe kultivimit të kanabisit, duke akuzuar segmente të larta të qeverisë se po bashkëpunojnë me segmente të krimit dhe mafies.
 
"Mafia është kur krimi hyn në politikë dhe merr vendime. Mafia po ruan me armë në çdo cep të Shqipërisë parcelat e drogës. Po dënohet një brez i tërë. Dëgjova dikë që përpara disa grafikëve tha që papunësia është në rënie, por kjo nuk është e vërtetë.
 
Dëgjova Kryeministrin të fliste për investime të mëdha, ne kemi investuar 670 milionë dollarë në Shkodër ky flet për 20 milionë dollarë. Janë ndërtuar rrugë e shkolla në kohën tonë.
 
Ky Kryeministër do mbahet mend për dy gjëra për ikjen e shqiptarëve dhe hashashin. Por gjëja më e rendë që ka ndodhur është shkatërrimi i politikës. Politika nuk është në fakt një zanat sepse është mision dhe ta shohësh si të tillë do të thotë ta dush dhe të mos gënjesh, vetëm sot kam dëgjuar 6 orë hipokrizi
", u shpreh Topalli duke akuzuar Ramën se po gënjen shqiptarët çdo ditë, për t'i bindur se nuk e ka shkelur betimin e tij që nuk do të sillte kurrë plehra në Shqipëri.
 
"Çdo gjë në fushatë e tij, në politikën e tij Rama e kishte bazuar në betimin e tij se nuk do sillte kurrë plehra. Flet çdo ditë të paktën dy tre ore që tu shpjegojë shqiptarëve që sa mirë që ju gënjeva ju mashtrova. Ndoshta ai e kupton më mirë se ky është gabimi më i rëndë i jetës së tij politike”- deklaroi Topalli.
 
Akuzave të Topallit iu përgjigj deputeti socialist, Taulant Balla. Sipas Ballës, ish-kryetarja e Kuvendit duhet të gjejë një profesion tjetër, pasi siç u shpreh ai, Topalli nuk e ka të gjatë në politikë.
 
“Deputetja parafolëse është duke u munduar të gjejë një profesion tjetër, pasi ky i politikës mesa duket dhe me ç’ka bërë ndërmend Luli, nuk e ka të gjatë. Pyeta Bruno Shllakun, me tha nuk bën as për aktore. Kështu që gjej ndonjë profesion tjetër. Mos bëj sikur të dhemb shpirti për të varfrit dhe për shkodranët"- u shpreh Balla, i cili sqaroi se "i vetmi gabim që ka bërë qeveria me ligjin e mbetjeve, është që nuk e ka quajtur ligj për industrinë ricikluese, sepse s’ka të bëjë fare me plehrat”.

Ora 15:30 Braçe: Do i groposnit mbetjet, Mima: Të ka lënë zoti përgjysmë
 Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe dhe ligjvënësi demokrat, Florion Mima u përfshinë nga replikat gjatë diskutimeve në Kuvend, për çështjen e importit të mbetjeve urbane.
 
Braçe tha se ndonëse PD flet për mafie, nuk përmenden emra. Nga ana tjetër ligjvënësi i majtë theksoi se PD-së nuk i intereson ligji i mbetjeve, por vetëm pushteti.
 
Braçe akuzoi deputetin Mima dhe PD-në se gjatë kohës së qeverisjes kanë sjellë në Shqipëri ish-ministrin e Jashtëm të Perusë për të ndërtuar impiantin e djegies së mbetjeve në Fier.
 
“Kush e solli në Shqipëria ish-ministrin e Jashtëm i Perusë, Ke qenë dhe ministër ti i drejtohet Mimës. I ke bërë ti mo ti. Unë nuk kam qenë ndonjëherë në pushtet, ke qen ti mo ti. E sollët në Shqipëri dhe ai në Fier ndërtoi një impiant për të djegur mbetjet. Ju nuk keni ideologji, pasi kishit vetëm një element të rëndësishëm; paranë. Çdo gjë erdhi në funksion të kësaj. Sa para do bëjmë sot? Dhe këtë bëtë. Lexojë atë ligin tënd, Si ka mundësi që ju i krijuar çdo njeriu mundësi që të sillte këtu mundësi për riciklim. Ju e votuan 3 herë rresht dhe me bindje të plotë. E keni bërë me bindje të plotë edhe në Komision. Unë shkoja në komision që doja të paraqisja e zoti Shalsi që të thoja vërejtjet e mia. Dhe ju mbanit dorën kështu (Dorën lartë). Nuk ka interes as Lulëzim Basha dhe as Sali Berisha, e kanë bërë vet atë ligj, çdo gjë. Ata kanë vetëm një qëllim; pushtetin. Siç u tha dje në mbledhjen e grupit të PD, kjo është një çështje që nuk u përket. Riciklimi është pjesë e politikës së majtë”, u shpreh Braçe.
 
Deklarata e Braçes ka bërë që Mima të reagojë ashpër nga vendi, ndërsa i është drejtuar me fyerje deputetit të PS. “Ty të ka lënë Zoti përgjysmë”, i është drejtuar Mima, Erjon Braçes.
 
Ndër të tjera deputeti i Lushnjës, iu kundërpërgjigj akuzave të Berishës se në këtë zonë ka lëndë narkotike. Sipas Braçes nëse rezultonte se në zonën e Divjakës kishte qoftë edhe një rrënjë kanabis, ai do të hiqte dorë nga mandati i tij si deputet.
 
Ora 14:50 Berisha: Rama riciklon gënjeshtra
Qytetarë dhe qytetare, a e kuptuat se ky njeri ka nga mëngjesi deri tani që riciklon gënjeshtra. Nuk mund t’i ofendosh më shqiptarët në këtë mënyrë. Ata janë qytetarë të lirë dhe nuk besojnë më as gënjeshtrën as hipokrizinë. Dole u the shqiptarëve do rris rrogat edhe më shumë seç i ka rrit Sali në vitin më të madh të tij. Viti më I madh është 2007 kur i kam rritur 17,2 %, aq si rrit kurrë, vetëm rrogën tënde rrit. Më të ndjeshëm se janë banorët e Divjakës ndaj mjedisit nuk mund të gjesh të tjerë, kanë një ndjeshmëri të lartë ndaj natyrës. 2 herë është hapur laguna, Aldo Bare dhe Edi Rama. Ju doni t’i hidhni drogë peshqve. Aty nuk rrjedhin më peshqit, aty rrjedh droga lumë.

Ora 14:35 Rama: Sali je në metro? Mbetjet është mëkat t’i lësh pa ricikluar
Sali fole gjatë edhe për shumë gjëra, por unë do përqendrohem vetëm te disa. Ne bashkë mund të biem dakort shumë rrallë dhe bie dakort me ty që aleati i gënjeshtarit është njeri naiv.

Këta kanë qenë aleatët e tu dhe prandaj ti mban peng një parti të tërë dhe je bërë gazi i këtij mileti. Ti shfrytëzon naivitetin dhe besimin e njerëzve që janë me ty. Di dole këtu dhe lexove fjalimet e mia megjithëse i lexove keq. Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhti kombëtare.

E kam thënë atëherë e them sot dhe e them gjithmonë se Shqipëria nuk mund të importojë plehra nga jashtë. Dallimi midis plehrave dhe lëndës së parë është i madh. Plehra nuk përdoret më për asgjë ndaj groposet ose digjet, ndërsa mbetjet që kthehen në lëndë të parë është mëkat t’i lësh pa ricikluar.

Fole për 330 mijë ton që kanë hyrë në doganë i referohesh mediave tua sharlatane, sepse të gjitha mallrat që hyjnë në doganë kanë kode. Kush kalon mall të palejuar në doganë shkon në burg. Je në metro? Ti s’je. Pyetja është retorike. Të gjitha mallrat janë me kode, por kujt t’ja lexosh kodet.


Më vjen shumë mirë kur ti flet me raste specifike realitetesh, sepse ka njerëz që mund ta bëjnë fare lehtë verifikimin e fjalëve tua. Në Elbasan ku ti le një mal plehrash është ndërtuar një park. E le malin e phehut të rritej në mes të qytetit.

Njerëzit në Elbasan luteshin të binte shi që të mos ndjenin erën. Ne e bëmë në një kohë rekord.

I ftoj deputetët të vijnë dhe të shohin punën që bëhët të landfilli. Shqipëria sot riciklon 17% dhe Italia në 2004 e kishte 18% ndërkohë që BE sot e ka 23% mesataren e të gjitha vendeve që përbëjnë uninonin, objektivi është që në 2020 ta çojë 50%. Gjermania që është kampion në këtë fushë e ka pak mbi 60%. Kjo është kaq e qartë që këtu nuk bëhet fjalë për plehra, por për lëndë të parë.

Nuk ekziston mundësia e plehrave kondrabandë. Si do t’i fshehim ne nëse qëllimi është ky, gjilpërë në kashtë është?

Çfarë fantazie i tregoni ju shqiptarëve. Përfitoni nga ndjeshmëria e lartë e njerëzve dhe mungesa e informacionit. Ka të drejtë Shalsi kur tha që Sali është ricikluar disa herë tani, ai duhet të reduktohet.


Ora 14: 20 Berisha-Ramës: Je qeveria më koti në histori, je zero!

"Para 3 netësh një nënë e rë desh pësoi fatin e Aidës se një maternitet tjetër sepse nuk kishte kirurg që e operonte dhe u veprua kur erdhi kirurgu nga një tjetër siptal. Kur ka ekzistuar rregulli që mjeku roje nuk operon dot? Po për çfarë është tjetër ai nëse nuk operon dot?

E shkatërruat sistemin me korrupsionin që futët. Ka ardhur koha të bëjmë një ligj, këtij njeriu t’i kufizojmë kohën se është në përçaritje të vazhdueshme. O njeri po je qeveri dhe nuk ke ndërtuar një km rrugë, kjo duhet të të godasë dhe të të trishtojë.
rama ne parlament
Je qeveria më koti në historinë e këtij vendi. Je shtet apo kompani private?

O njeri që je zero në matematikë, në Divjakë inaguroi portin e drogës, futjen e skafeve në Lagunë. U bë tani se arat u mbushën me drogë, këtë punë bënte Aldo Bare. Edhe mburreshe, e zgjerova kanalin, laguna nuk preket. Jane ekosistemet më të ndjeshme që duhet t’i respektosh. Nëse u kujtohet Kokoneshi që është një super-trafikant doli në TV para 3,4 javësh dhe tha projekti im është tjetër, projekti I tij është ai i drogës.

Rama u tha fermerëve që kemi gjetur një rrugë, ikni merrni kredi. A e dini qe investimet tuaja arrijnë në 3.2 miliardë dhe nuk keni ndërtuar 1 km rrugë, një spital të ri, një shkollë të re, një ujësjellës nga e para.

Pra ligji për t’i kufizuar kohën këtij njeriu që përhap nga mëngjesi deri në darkë vetëm gënjeshtra u them se sinqeritet se daja i tij Spiro Koleka pavarësisht se i vjetër ishte mufka të tilla nuk këpuste se kishte frikë diktatorin. Ky njeri është bërë një mega-gjenerator gënjeshtrash i pashembullt
". 

Ora 14:10 Berisha reflekton për plehrat: Nuk do ta bëja kurrë
Ish- kryeministri Berisha pranoi se ka reflektuar për ligjin e mbetjeve që miratoi kur ishte në pushtet duke deklaruar në Kuvend se ka një rishqyrtim të vendimit të tij të mëparshëm.
 
Berisha u shpreh se besoja se do të kontrollin cdo gjë meqë do të jepnim vendime qeverie rast pas rasti, ndërsa tha se në qeverinë Rama doganat janë shpartalluar, pasi janë futur në kundërshtim me ligjin 335 mijë ton plehra.
 
"Unë besoj se nuk duhet ta bëja këtë veprim, pasi besoja se do të kontrollin cdo gjë meqë do të jepnim vendime qeverie rast pas rasti, por duke konstatuar këtë që ka ndodhur në 2014, që doganat kanë futur në kundërshtim me ligjin 335 mijë ton, prandaj ka një reflektim një rishqyrtim të vendimit, pasi është helm dhe pleh. Nuk jam kurrë më për import plehrash" deklaroi ai.
 
 Berisha në vazhdim të akuzave deklaroi nga foltorja e parlamentit se alternativat e Ramës, janë plehrat, droga dhe prostitucioni.
 
"Në një kohë kur shqiptarët përballen me problemet më të rënda të jetesës, sigurisë, kafshatës, punës alternative e vetme e tij është droga prostitucioni, aletrantiva e vetme e tij është mashtrimi, plehu dhe helmi.
 
Çështja e plehrave është kapitale për një vend. Ka të bëjë më shumë se çdo gjë, me sëmundjet dhe me epideminë.
 
Ligji për plehrat për interesa financiare të mafies, cështje kapitali për Ramën.
 
Rama mori 4 milionë Euro ryshfet nga ligji për lejimin e plehrave, sot bëri ligjiratën  më të madhe të mashtrimit.
 
Nuk ka shqiptar që i beson më Ramës, pas degradimit në këtë shkallë, pasi më parë e cilësonte tradhti kombëtare ligjin për plehrat.
 
Një fjalë e urtë popullore thotë: Kur nxjerr gënjeshtra për një gjë fshiji buzët se ajo gjë të ka ngelur edhe në buzë. Tani gënjeve dy orë me plehra, mos harro se në plehra futet edhe haleja, fshi mirë buzët se e ke plot me to, me këto që u the shqiptarëve
".


Ora 13:15  Hafizi:Në vend janë dyfishuar burimet për lëndët e para
Deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi ka thënë sot në Kuvend se në Shqipëri janë dy-fishuar burimet për lëndët e para ndërkohë që lejimi i importit të tyre është një non sens.

Burimet për lëndët e para për këtë biznes janë dyfishuar ndërsa ne lejojmë importin. Nëse ka njeri që e kupton këtë argument, unë i kërkoj ndjesë por unë realisht nuk e kuptoj” tha ajo.

Ora 13:10 Rama: Mos shkruani ne kazane, dilni nga 'kazanet e llafeve'
"Mos u fusni se pyetja nuk është sa njerëz angazhoni për të shkruajtur emrat e kundërshtarëve në kazanë, cështja është mos rrini brenda në kazanë, dilni nga kazani i llafeve e shpifjeve, budallallëqeve dhe ejani në botën reale." U shpreh Rama ne Parlament mbi ligjin e Mbetjeve.

"Asnjë vend as vendet nordike, as Suedia nuk riciklon ende sot 100% mbetje të brendshme. Ka një shifër mbi 60%, Gjermania më pak, pasi është proces i fjatë, i ndërlikuar dhe mbi të gjitha proces që kërkon ndërveprim me çdo qelizë të shoqërisë që është familja. Çfarë kemi sot ne?

Sot industria e riciklimit që është në prag të kolapsit. Ishim të vetëdijshëm që kur të bënim bllokimin do mbyllnim dyert e tregut edhe për industrinë tonë të riciklimit, dhe asaj do i shkaktohej një dëm. Por donim ta stimulonim që të angazhonte më shuam forca për të mbledhur mbetje. Ju sot duhet ta dini që përveç punonjësve të punësuar në industri direkt, të cilët janë 3273, ata janë të siguruar, janë 30 mijë të tjerë që janë të angazhuar në grumbullim.

Një fabrikë në Elbasan u mbyll, dhe në Korcë ka stopuar, ndërkohë që industria ka filluar prej disa kohësh përpjekjet për të postuar teknologjinë në vendet fqinje në Kosovë, mal të Zi, Bosnje, Bullgari, Rumani, Maqedoni çka do të thotë se vendet e tjera që janë rreth nesh e kanë të lejuar importin e mbetjeve.

Sepse të importosh mbetje nuk do të thotë të importosh plehra, por lëndë të parë. Lista jonë është më e kufizuar dhe këto lëndë shiten në bursë. Po të shkoni të vizitoni fabrikat dhe po të merrni kontakt me ata njerëz, që janë themelues e mbështetës të PD do t’iu tregojnë që në Europë nuk t’i fal por shiten e blihen njësoj si produktet e tjera. Janë lëndë të cilat përpunohen, rifuten në prodhim dhe kanë një mbetje nga përpunimi 0 deri në 1% që është shifër qesharake.

Idea që mafia është e angazhuar që në Shqipëri të riciklojë është një ide që mund ta ketë në kokë ose një njeri që nuk ka informacion ose dikush që ka vetëm një qëllim, ligësinë ekstreme për të ngjallur dhe nxitur alarm dhe panik tek njerëzit që nuk kane informacion. Nuk mund t’iu shpjegoj ju sa herë që flisni se ajo që ne ndaluam nuk është kjo që ne aprovuam. Ne nuk kemi marrë ligjin që ndaluam dhe e aprovuam tani.
 
Ky është ligj i ri, jo ai i vjetri. Ju jeni të pasqarueshëm se ju jeni të pariciklueshëm. 120 mijë ton që mblidhen në vend janë 120 mijë ton që do të qëndrojnë rrugëve, janë 120 mijë ton që mund të mbeten rrugëve të pambledhura dhe mbingarkojnë rrugët dhe fushat tona të përpunimit.

Ashtu sikundër kjo industri nuk mund të bëjë atë që nuk është bërë në asnjë vend të botës. Thirrja ‘;le ti mbledhin ata të gjitha’ kjo është një klithmë e injorancës. Europa i importon e eksperton miliona ton mbetje. Kompanitë ricikluese në Europë kanë interes vetëm për një arsye që të bashkëpunojnë me kompanitë tona për shkak të kostos së prodhimit. Ju jeni viktima të pafajshme të mungesës së kapacitetit tuaj që ua ka neutralizuar Saliu që iu ka thënë se çfarë them unë janë të vërteta. “Sic ha bukë ky që flet me të vërtetat e Saliut’ flet për Dogjanin.

Ju bëni gabim se e bëni qysh se unë iu njoh, dhe sidomos qysh se Saliu ju la drejtorin e SHQUP-it për kryetar. Ju futeni në beteja që i keni të humbura që në fillim. Ju ndërtoni alibia mbi shpifje. Ju e keni një bindje që shqiptarët mund t’i bëni për budallenj. Edhe tek kjo çështje do të humbni sic humbët në Dibër, me kanabisin dhe sic keni humbur duke shkuar nga humbja në humbje që kur unë jam këtu përballë jush.

FLM që më jepni mundësinë për të bërë dicka që mund ta kishim bërë më mirë, informimin e njerëzve. Gjeolologë që ne i kemi mes nesh për të mos na marrë mësysh.
Për ju ekzistenca bazohet nga fatkeqësisë sw këtij populli. Ju turreni si mizat, kur i turren gjërave që i tërheqin. Aty do ngeleni, ato do njollosni. Mendoj që në këtë përpjekje është fat që të kesh Ju sepse kur ju flisni për plehrat populli kupton shumë më lehtë për një temë që edhe unë vetë i kam mësuar për shkak të detyrës.
Ju dëgjojnë juve, mendojnë të kundërtën dhe dalin në konkuzlione.

Mos keni ndonjë shqetësim që ju vjen në mënyrë të pavetëdijshme që nuk bëni dallimin mes mbetjes dhe plehrës, plehra është mbeturinë që nuk i duhet as dreqit dhe ajo digjet, groposet dhe tretet.
Mbetjet e gjelbërta janë mall që kuotohet në bursë dhe nëse në Europë e Amerikë ka bursë, ka një bursë që të joshin shqiptarët që të vijnë e t’ua lënë shqiptarëve në derë? Bursa për ju është Sudja, Saliu kishte lidhje me kompetentin, jo me Suden drejtpërdrejt.

Mos u fusni se pyetja nuk është sa njerëz angazhoni për të shkruajtur emrat e kundërshtarëve në kazanë, cështja është mos rrini brenda në kazanë, dilni nga kazani i llafeve e shpifjeve, budallallëqeve dhe ejani në botën reale"
.

Ora 12:45 Rama, PD-së: Ja ku qëndron problemi me Referendumin tuaj
Kryeministri Edi Rama duke marrë shkas nga kërkesa për referendum që bëri e majta kur ishte në opozitë, hoqi paralele me kërkesën e sotme të njëjtë të PD-së; një referendum për Ligjin e Mbetjeve. Nga foltorja e parlamentit, Rama argumentoi sipas tij, se ku po gabon PD.

"PD merr përsipër të zhvillojë referendumin për plehrat që e mbështetëm ne. Por ndërkohë ka një problem se ligji i ri nuk është ligji i Saliut. Këtu janë përfshirë të gjitha kërkesat plus dhe një masë tjetër që e kemi sjellë ne dhe në opozitë që të mbështesim atë ligj.

Ju jeni plotësisht të justifikuar që nuk e bëni dallimin nga plehrat dhe mbetjet. Është organike nga ju që nuk e bëni këtë dallim por problemi është juaji dhe jo i joni.
Por ligji i ri nuk lejon importimin e plehrave nga jashtë. E dyta e ndalon në mënyrë eksplicite djegien apo groposjen e mbetjeve të importuara. 

E treta, nuk lejon dhënien e liçencave për importin e mbetjeve për subjekte që nuk zotërojnë dhe nuk administrojnë fabrikën përkatëse që përpunon mbetjet.
E katërta ndalon cdo subjekt që ka një fabrikë që të importojë mbetje brenda listës më shumë se kapacitet e veta përpunuese.

E pesta, ligji i ri vjen në momentin që industria ricikluese ka ezauruar të gjitha kapacitete  për të mbledhur më shumë mbetje në vend. Në 2014, Shqipëria riciklonte pak më shumë se 1%  të mbetjeve sot 17% të mbetjeve të veta. Shifër shumë e ulët, por Italia në vitin 2004 riciklonte 8% të mbetjeve. Por pse se Italia është vendi ku gjendje kupola e mafies së plehrave. Dhe riciklimi ka një armik të madh të betuar, mafien. Mafia është e vendosur të bëjë cmos që të mos lejojë riciklimin, arsyeja shumë e thjeshtë, mjafton të shohim pamjet e Napolit kur Napoli mbushet me thasë të zinj, është koha e firmosje së kontratave"




Ora 12:30 Rama: Qeveria e vlerësuar nga ndërkombëtarët
Kryeministri Rama gjatë fjalës në seancën plenare ka deklaruar se puna e qeverisë është vlerësuar nga raportet ndërkombëtare, të cilat opozita refuzon që t'i pranojë.
 
Kreu i qeverisë tha se Raporti i Forumit Ekonomik vlerëson Shqipërinë duke e rënditur 13 vende me lart sesa një vit më parë për reformat që po bëjmë, që janë vonuar për 20 vite.
 
Ndërsa përsa i përket akuzave të deputetëve të PD për buxhetin për bashkitë e djathta, Rama tha se investimet nga programi i rilindjes në Shkodër janë më shumë se në të gjithë Shqipërinë.
 
"Nuk kam dëgjuar asnjë prej shumicës, që të flasë për begati, apo situatë rozë, por refuzoni edhe raportet e DASH për luftën kundër kanabisit, që vlerëson qeverinë.
 
Tabaku flet kot, ne flasim me gjuhën e së vërtetës.
 
Raporti i Forumit Ekonomik vlerëson Shqipërinë duke e renditur 13 vende me lart sesa një vit më parë për reformat po bëjmë, që janë vonuar për 20 vite.
 
Sipërmarrësve më të mëdhenj u thamë do ua rrisim taksat dhe ne nuk presim që ata të thonë që me këtë qeveri taksat u ulën. 60724 janë rritur në anketat e punës, papunësia ka shënuar rënie të ndjeshme"tha Rama.


Buxheti për kryebashkiaken e Shkodrës
"Dëgjova zonjën, kishte bërë një llogari bashkitë e djathta, bashkitë e majta, nuk di ku e fut Shkodrën po di që investimet e programit tonë në Shkodër janë më shumë se në gjithë vendin.
 
Ka një llogari, se bashkia e Shkodrës nuk është kryetarja e bashkisë e as buxheti që menaxhon ajo, por e qytetarëve dhe nëse në Shkodër kemi investuar stadiumin, muzeun e Marubëve, rindërtimin e teatrit Migjeni, këto janë para që i shkojnë Shkodrës, ama e kam thënë dhe e përsëris nëse kryetarja e bashkisë së Shkodrës dhe bashkia nuk kanë aftësinë të bëjnë projekte serioze dhe ti përgjigjen me standarde kërkesave të programit të rilindjes urbane, më vjen keq por nuk i mbështesim dot
" tha Rama.
 
Batuta për plehrat me Berishën
Pasi ish-kryeministri Berisha u fut në Kuvend, Rama e priti duke i thënë se "Po të prisja ty që të vija te plehrat, pasi pa të pasur ty para nuk flas dot për plehrat, pasi ti je kompetenti për punë plehrash".

Ora 12:20 Ministri Ahmetaj: Borxhi është ulur në 71.8%
Ministri i Financave ka replikuar me Jorida Tabakun dhe deputetët e opozitës për rritjen ekonomike dhe largimin e investitorëve.
 
"Të thuash që shkojnë keq në Shqipëri, kjo është e qëllimshme, pasi raportet e fundit vlerësojnë rritjen e ekonomisë Shqiptare.
 
Trendi ekonomik do ta çojë Shqipërinë 3.4 dhe në 2017 do të jemi në mesin e vendeve me rritjen më të mirë ekonomike në rajon.
 
Tre mujori i dytë i vitit është më i mirë i 20 viteve të fundit përsa i përket investimeve të huaja në Shqipëri.
 
Shqipëria ka zhvillim të shpejtë dhe të qëndrueshëm ekonomik, sipas BB këtë vit është 3.2%.
 
Borxhi publik ka ardhur në ulje, pasi këtë vit është 71.8% dhe vitin tjetër do të jetë 70.5%.
 
Kemi 190 milionë Euro më shumë nga të ardhurat, por ju përbaltni gjithcka në vend
' tha Ahmetaj.

ahmetaj

Ora 11:58 Meta: Le ta vendosë Konferenca e Kryetarëve
Debatin mes Ruçit dhe Palokës e mbylli kreu i Kuvendit, Ilir Meta duke deklaruar se për kërkesën duhet të vendosë konferenca e kryetarëve.

meta

Ora 11:55 Batutat, Balla: Ta fusim Berishën në një thes me plehra
Gjatë replikave mes Palokës dhe Ruçit ka ndërhyrë Berisha duke thënë se "Kam një propozim. Të marrim një thes me plehra dhe ta vendosim para qeverisë".
 
E menjëhershme ishte edhe përgjigja e Taulant Ballës për ish- kryeministrin "Jam dakord. Të marrim një thes, të fusim ty brenda dhe e vendosim aty".

Ora 11:50 Paloka: Kërkesa për referendum është legjitime
Paloka replikoi sërish me Ruçin duke thënë se "Rama nuk ia doli të mashtrojë njeri këtë radhë. Kërkesa për referendum është legjitime.
 
Ato emra që kanë firmosur 600 mijë qytetarë tregojnë jo vullnetin e Edi Ramës, por ne si njerëz që duam të rrisim qytetarët në këtë vend nuk mund të lejojmë që Shqipëria të kthehet në vend të drogës e plehrave. Ne duam Referendum që të shprehen qytetarët
" tha ai.

replikon paloka

Ora 11:45 Gramoz Ruçi: Zbatoni procedurat për referendumin
Në përgjigje të Palokës, kreu i grupit të PS, Ruçi u shpreh se PD të zbatojë procedurat dhe të mbledhë firmat për referendumin për plehrat.
 
"Nuk kemi miratuar ligj për plehrat, por për lëndë të parë. Ligji ndalon importin e mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri. Shqiptarët nuk mund të hanë sapunin për djathë.
 
Kërkoni referendum duke shfrytëzuar firmat që kemi mbledhur ne, pasi as firmat nuk i grumbulloni dot.
 
Nëse jeni për referendum mblidhni firmat sikur bëmë ne, zbatoni rregullat. Ligji që miratuam, është shumë drastik, krahasuar me vendet e rajonit dhe të BE në këtë drejtim.
 
Ligji e përmirëson mjedisin dhe nuk e shkatërron atë, fuqizon industrinë e riciklimit, mbanë në punë 3500 veta dhe nuk i hedh në rrugë.
 
Ju keni ardhur në seancë nuk keni se cfarë të thoni 'më ka cuar lala me larë gojën'. Për kërkesën për referendum zbatoni procedurat.
 
Jemi bërë qesharakë me kërkesat para elektoratit tuaj. Prandaj Zoti Meta kërkojmë që të vazhdojnë rendi i ditë
s".

gramoz ruci

Ora 11:15 PD kërkesë në Kuvend: Referendum për mbetjet
Kreu i grupit të PD, Edi Paloka kërkoi që iniciativa e PD për referendum për ndalimin e mbetjeve në Shqipëri të futet në rendin e ditës së seancës së sotme dhe të miratohet.
"Mbi këtë cështje të vendosë vetëm populli. PD ka paraqitur një kërkesë sot në Kuvend për referendum.
 
Kërkesa për referendumin për mbetjen të futet sot në rend dite. Opinioni publik u shpreh në mënyrë masive kundër importit.
 
Kërkojmë nga Kuvendi që të miratojë kërkesën për referendum.
 
PD: Pyetja për referendum kërkojmë që të jetë; A duhet të lejohet importi i mbetjeve në Shqipëri. PO/JO
 
Lejimi i disa mbetjeve mund të përdoret nga mafia për futjen e mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri.
 
Qeveria nuk është në gjendje për të eliminuar lejimin e mbetjeve të rrezikshme.
 
Ndalimi i importit të mbetjeve është i justifikuar, pasi dëmton turizmin dhe bujqësinë.
 
Përpunimi dhe depozitimi klasifikohet me shkallë të lartë ndotje. Aktualisht Shqipëria është e prekur nga një gjendje e rënduar mbetjesh, të cilat digjen në ambiente të hapura.
 
Fakt, që importi i mbetjeve shton gazin karbonik dhe serë.
 
Qëndrimi ynë është kundër lejimit të importit të mbetjeve për disa arsye. Lejimi rrezikon jetën e shëndetit të qytetarëve, krijon premisë për shfrytëzimin e grupeve kriminale ndërkombëtare.
 
Sistemi i drejtësisë në Shqipëri bën që lejimi i mbetjeve të jetë i rrezikshëm.
 
Sot ka mungesë totale të rendit. Ka korrupsion dhe nuk garantohet as cilësia e ushqimeve dhe jo më plehrat.
 
Shumë vende të huaja kanë situatë emergjente dhe ka interesa të mëdha për t'i larguar drejt vendeve të tjera.
 
Në Shqipëri mund të sillen të gjitha plehrat nga mafia ndërkombëtare e plehrave duke e bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm.
 
Të ndalohen totalisht të gjitha llojet e mbetjeve, ka efekte shkatërruese dhe helmuese
" deklaroi ai. 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi