“E kisha të pamundur të veproja për ta neutralizuar. Ai më kapi në befasi dhe më kërcënoi që të mos lëvizja, në të kundërt do të më vriste. Duke bërtitur dhe më drejtuar armën, më kërkoi të rrija në një cep anës murit dhe të mos lëvizja që aty. Edhe në momentin që shkoi te arkëtarja shihte vazhdimisht nga unë, e kisha të pamundur të lajmëroja edhe operatorin e qendrës apo policinë”, ka deklaruar punonjësi i kompanisë private të sigurisë fizike.
Por Report tv mëson se ky punonjës nuk i lejohet ndërhyrja në rregullore. Ai qëndronte në godinën e hipotekës pa armë dhe në detyrat e tij nuk ishte parashikuar ndërhyrja në rast grabitje, pro vetëm ruajtja e godinës. Burime pranë policisë benë me dije se në momentin që autori ka hyrë në Hipotekë, polici privat ndodhej në distancë me të dhe nuk ka vepruar me shpejtësi.
Për autorin që grabiti bankën, policia ka rënë në gjurmë të një personi, por ende nuk ka arritur ta arrestojë atë. Report tv mëson nga burime policore se i riu ka lënë gjurmë në vendin e ngjarjes, sidomos tek çadra që ka harruar te dera e hipotekës. Edhe nga pamjet dallohet se grabitësi gjatë gjithë kohës lëviz pranë bankës, në dy sportelet e saj, duke i drejtuar armën arkëtarëve për të marrë lekët.
Sapo merr një shumë rreth 300 mijë lekë të reja, grabitësi largohet me shpejtësi, siç mund ta shohim dhe nga kjo video. Policia ka shoqëruar rreth 20 persona menjëherë pas grabitjes, por ende autorin, që dyshohet se është ndihmuar edhe nga një person tjetër, pasi grabiti bankën e nivelit të dytë brenda Hipotekës në Tiranë, ditën e hënë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO









