'Mos bëj dëm', mesazhi i Henry
Marsh, promovon librin në shqip

'Mos bëj dëm', mesazhi i Henry<br />Marsh, promovon librin në shqip
Libri "Mos bëj dëm" i shkruar nga neurokirurgu më i famshëm në botë, Henry Marsh, përkthyer nga Mentor Petrela dhe Florian Dashi është promovuar këtë të martë në Akademinë e Shkencave në Tiranë.

Libri ka dalë në treg nga botimet “Minerva” dhe është një libër që i dedikohet filozofisë së kirurgjisë përmes rrëfimeve të sinqerta të një neurokirurgu praktik.

Autori i këtij libri ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë. Në gusht të vitit 2016 Doktor Henry Marsh, i cili kishte kryer mbi 400 operacione në tru, udhëtoi për në Shqipëri për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Një operacion që e kryen se bashku me Mentor Petrela. Pacient tij ishte Ilmi Hasanaj, një murator 33-vjeçar nga Tirana.

I pranishëm në promovimin e librit Heri Marsh ka folur jo vetëm triumfet e mëdha por edhe tragjeditë tronditëse, të cilat sipas tij janë pjesë e jetës së çdo kirurgu.

 “Që kur erdha për herë të parë në Shqipëri, unë jam dashuruar me këtë vend, ndërkohë që shumë prej jush duan të largohen nga vendi. Ne anglezët kemi një zakon, nuk mburremi dot me sukseset tona. Por meqë ky libër u bë Bestseller, e kam një arsye. Në këtë libër është përshkruar synimi i një mjeku për të qenë i ndershëm. Kirurgjia e trurit nuk është më e vështirë se ajo e organeve të tjera, por në këtë kirurgji ajo që është speciale është edhe e rrezikshme. dhe kur rreziku ndodh nuk është e ndershme të thuash se nuk kisha ç’të bëja më. Nuk është e ndershme të mos pranosh dhe tw thuash se ke bërë gabime”, shprehet Mash.

kirurgu
 
Tashmë në pension, mjeku anglez Henry Marsh ka punuar 28 vjet si një neurokirurg i lartë konsulent në Spitalin e St. George në Londër. Teknika e tij e studimit të trurit quhet ‘Awake craniotomy’, që do të thotë ndërhyrje në tru të hapur përderisa pacienti është i ndërgjegjshëm.

Libri i Henry Marsh “Mos bëj dëm” guxon të nxjerrë në pah humanizmin e gjallë dhe të brishtë që fshihet pas kirurgjisë së trurit.

Autori vetëzbulon botën e shndritshme, torturuese dhe tmerrësisht tërheqëse të neurokirurgjisë.

henri kirurgu

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja