'Nata e Bardhë' mban 'zgjuar'
Tiranën,ja aktivitetet që do zhvillohen

'Nata e Bardhë' mban 'zgjuar'<br />Tiranën,ja aktivitetet që do zhvillohen<br>
Kryeqyteti shqiptar, Tirana, ka ndezur ngjyrat e festave të fundvitit, ku prej ditësh vendi është ‘veshur’ kuqezi. Qytetarët shqiptarë, por edhe shtetasit e huaj që ndodhen në vendin tonë, po bëhen gati për të festuar “Natën e Bardhë”, një natë që pritet të mbajë ‘zgjuar’ Tiranën.

Përveç të rinjve, që pritet të argëtohen nën muzikën e këngëtares me famë botërore, Emeli Sande, që do të performojë në Tiranë, nuk do të mungojnë aktivitetet dhe zbavitja edhe për fëmijët. Të gjitha institucionet kulturore do të mbajnë hapur dyert për fëmijët dhe të rriturit, duke ofruar një programacion mjaft të larmishëm, ku hapësira e qytetit do të shëndërrohet në ekspozita të përkohshme arti.

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me institucionet e artit organizojnë me 29 nëntor:

“Nata e Bardhë", koncept i një përpjekjeje për të sjellë artin pranë njerëzve në hapësirat publike, me një qëllim për të krijuar art të kuptueshëm për audiencë të madhe, duke frymëzuar dialogun dhe angazhimin e publikut për të kuptuar rëndësinë e saj dhe duke ndjerë ndikimin në hapësirën publike. Një ngjarje e lirë që inkurajon festimin dhe angazhimin e komunitetit.

29 Nëntori një natë e gjatë, ku qyteti dhe institucionet e artit do të gjallojnë me aktivitetet e artit, ekspozita, teatër, filmat duke e kthyer “Natën e Bardhë” shqiptare një event kulturor që e afron Tiranën me shumë qytete evropiane.

Për një natë, hapësirat e qytetit do të shndërrohen në ekspozita të përkohshme Arti.

28 Nentor, ora 19:00- Sheshi Skenderbej- Opera in Air- Opera "Skenderbeu", me pjesemarrjen e solisteve, korit, orkestres se TKOB, baletit, si dhe per here te pare, korit te femijeve te shkollave te Tiranes

●QENDRA KOMBËTARE E KULTURËS PËR FËMIJË DHE TEATRI KUKULLAVE

*Ora 18:00

Ekspozita e pikturës me punimet e fëmijëve kushtuar Ditës së Pavarësisë në Hollin e Teatrit të Kukullave.

*Ora 10:00 e në vazhdim

Koncert Festiv: Programacion i zgjedhur me krijimtari të reja nga kurset e fëmijëve të qendrës duke ju përshtatur tematikës së kësaj dite.

* Katër shfaqje teatrore për femijë:

~Kësulkuqja.

~Qeni që nuk dinte të lehte

~Kush është fajtori

~Princesha Teutë

* Në vazhdim do shfaqen filma për fëmijë të huaj dhe Shqipëtar:

~Mimoza Llastica

~ Një gjeneral kapet rob

●TEATRI KOMBËTAR

*Ora 19:00 “Mashtrimi”

*Ora 23:00 One Man Shoë. “Plako t`majt e jotja” nga Gent Hazizi

●CIRKU KOMBËTAR

* Ora 10:00

Program me numra të përzgjedhur.

●GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE

* Ora 18:00 e në vijim:

~ Ekspozita e artistit bashkëkohor nga Kosova Zeni Ballazhi.

~Ekspozita e artistes gjermane Rosamarie Trocker.

~ Linja Muzeale të GKA.

~Ekspozita e artistit britanik Grayson Perry

●ARKIVI QENDROR SHTETËROR I FILMIT. Gjatë gjithë mbrëmjes AQSHF do të jetë e hapur për vizitorët. Pritje e vizitorëve, foto në ambjentet e AQSHF-së, vizitë në ambjentet e punës, biseda me stafin.

* Ora 18:00

“Lule të kuqe lule të zeza” Mevlan Shanaj 2003, 95’ projeksion në 35mm me titra anglisht.

*Ora 19:35

Bisedë me të ftuarit Natasha Lako, skenariste dhe Mevlan Shanaj, regjisor i filmit

*Ora 20:00

Çatia / Il Tetto, Vittoria De Sica, Itali 1955, 100’, projeksion në 35mm me titra shqip

●MUZEU HISTORIK KOMBËTAR
Ekspozitë me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë!

Nën organizimin e Muzeut Historik Kombëtar në bashkëpunim me Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksionistëve të Shqipërisë në këtë ekspozitë do të gjeni:

Penën, me të cilën është nënshkruar Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë; aparatin telegrafik mors, me të cilin Qeveria e Përkohëshme e Vlorës ka marrë e ka dhënë telegrame gjatë periudhës 1912-1914; objekte personale të protagonistëve të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë; dhe më e rëndësishmja 30 flamuj të periudhës së Pavarësisë, foto origjinale të Ismail Qemalit dhe foto të firmëtarëve.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë